Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Depresioni, vethelmohet 30-vjeçari
English

Depresioni, vethelmohet 30-vjeçari

Elbasan, 26 qershor NOA - Një 30-vjeçar ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi të fuqishëm.

Genci Terziu 30-vjeç banues në fshatin Fikas të Elbasanit është vetëhelmuar sot me Rogor-40 një helm i fuqishëm bujqësor që përdoret për ngordhjen e parazitëve në drufrutorë.

Mësohet se kanë qenë familjarët që gjetën në gjendje të rëndë 30-vjeçarin ndërsa janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe më pas në atë të Tiranës.

Sipas mjekëve Tereziu ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të dozës së lartë dhe kalimit të toksinave në gjak.

Ndërkohë që të lajmëruar për ngjarjen, forcat e policisë kanë marrë në pyetje familjarët e 30-vjeçarit me qëllim zbardhjen e motiveve.

Burime nga policia thanë se në bazë të deklarimeve të familjarëve të Tereziut mësohet se ai prej kohësh vuante nga depresioni gjë e cila mund ta ketë detyruar atë të tentojë t'i japë fund jetës. Megjithatë burimet shtuan se po punohet për të zbardhur shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE