Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti reagon Rama: Berisha vuri në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të botës
English

Incidenti reagon Rama: Berisha vuri në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të botës

Tiranë, 26 qershor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot për incidentin e ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

"Mbrëmë në darkë pastaj gjatë gjithë natës edhe sot deri në mesditë, Kryeministri në ikje i Shqipërisë zaptoi forcërisht bulevardin " Dëshmorët e Kombit" për të mos lejuar organizimin e festës që sonte do të përmbyllë fushatën tonë. Çdokujt në vendin e tij të çonte nëpër mend këtë që kryeministri në ikje bëri sot, duke shqetësuar qytetarët e këtij vendi dhe duke e vënë në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të të gjithë botës, që na ndjek me vëmendje në çdo hap drejt provimit të madh të 28 qershorit" deklaroi Rama.

"Ndërkohë të gjithë duhet ta dinë se ne do ta mbrojmë votën tonë në 28 qershor, njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht lirinë tonë për t'u mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit para zgjedhjeve.

Ne jemi të përgatitur e të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë se sa në Tiranë dy vjet më parë, dhe të gjithë së bashku do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë se sa dy vjet më parë në Tiranë" shtoi më tej kreu i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE