English

Kryesocialisti Edi Rama inspekton në bulevard ngritjen e skenës për mitingun

Tiranë, 26 qershor, NOA - Pas ambasadorit amerikan, John Uithers, ka qenë edhe vetë kryesocialisti Edi Rama, që ka inspektuar vetë nga afër ngritjen e skenës për mitingun e PS-së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ai ka qenë aty tani dhe ka ecur përgjatë pjesës dë bulevardit tek pjesa përballë kryeministrisë duke parë vetë nga afër më qartë se çfarë po ndodh aty.

Ndërkaq, mësohet se kryeministri Berisha e ka parë nga dritarja e Kryeministrisë gjithë skenën e ecjes së kryesocialistit Rama në bulevard, pasi ndodhej aty ato momente.

n.e/NOA

KOMENTE