Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni, kapen 4 personat e dyshuar për grabitje të armatosur të një shtëpie
English

Operacioni, kapen 4 personat e dyshuar për grabitje të armatosur të një shtëpie

Prishtinë, 26 qershor, NOA - Policia e Kosovës ka kryer një operacion kontrolli në disa shtëpi, i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirjen e tyre në një grabitje të armatosur të raportuar më 14 qershor në Vushtrri.

Sipas të dhënave policore, të dyshuarit, të maskuar dhe të armatosur, kishin trokitur në derën e shtëpisë së viktimës, ndërsa kishin depërtuar me forcë duke arritur që të vënë nën kontroll të tyre, tre fëmijët dhe gruan 38 vjeçare.

Të dyshuarit, fillimisht kishin lidhur viktimat me një trakë ngjitëse dhe më pas kishin kërkuar para dhe stoli ari.

Më pas, nën kërcënim të armëve, ata kishin arritur që të marrin me vete stoli ari në vlerë prej rreth 2000 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë bastisjes, policia ka identifikuar dhe sekuestruar një armë të markës "M-48" së bashku me 5 fishek dhe provave tjera materiale të cilat kanë lidhje me rastin në fjalë.

KOMENTE