Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Rama dhe Presidenti i Internacionales Socialiste Papandreu takojnë familjarë të emigrantëve
English

PS, Rama dhe Presidenti i Internacionales Socialiste Papandreu takojnë familjarë të emigrantëve

Tiranë, 26 qershor NOA - Kreu i Partisë Socialiste e Edi Ram bashkë me Presidentin e  Internacionales Socialiste George Papandreu ka takuar sot familjarë të emigrantëve.

"Unë kam kënaqësinë e jashtëzakonshme, që sot të jem bashkë me një mik të vjetër, me një fqinj të mirë dhe me presidentin e Internacionales Socialiste, George Papandreu, i cili ka ardhur sot në Tiranë për të na vizituar dhe kishte kënaqësinë e veçantë të takohej me një grup qytetarësh dhe qytetaresh të Tiranës, që janë prindër emigrantësh dhe emigrantesh në Greqi" është shprehur Rama gjatë këtij takimi.Â

"Është një kënaqësi e madhe, që jam këtu me mikun tim të mirë Edi Rama dhe që po takohem me shumë prindër të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Historia ime ashtu si ajo e Edi Ramës, është një histori prej emigranti. Kam jetuar në ekzil bashkë me familjen time, për shkak të diktaturës që ishte në Greqi, ndaj e di shumë mirë ç'do të thotë të të duhet të largohesh nga vendi yt. E di mirë çdo të thotë të jetosh larg vendit tënd, e di çdo të thotë të kesh mikpritjen e një vendi të huaj, por edhe të jetosh me fenomene me të cilat unë jam përballur me raste në Suedi dhe në Kanada, të cilat kanë qenë vende shumë mikpritëse. Kjo më ka bërë mua, që të përpiqem të krijoj një shoqëri më të drejtë, të bazuar te vlerat, te parimet demokratike, një shoqëri që mbron të drejtat e të gjithë njerëzve, një shoqëri që mbron të drejtat e punëtorëve, një shoqëri që siguron barazinë dhe drejtësinë, si dhe mbrojtjen sociale për të gjithë. Dhe këtë besojmë ne si socialistë, ky është besimi ynë, për këtë po lufton edhe Edi Rama në Shqipëri" tha gjatë fjalës së tij Papanderu.

"Duhet të bashkëpunojmë midis Shqipërisë dhe Greqisë, siç kemi bërë në Greqi edhe me vende të tjera, sepse ne kemi emigrantë edhe nga shumë vende të tjera. Duhet të shtrijmë një sistem pensionesh, që një shqiptar emigrant që ka punuar në Greqi prej shumë vitesh, të ketë të drejtë që pensioni t'i transferohet në Shqipëri dhe anasjelltas. Ndaj duhet të bashkëpunojmë në këtë kontekst. Duhet të mbrojmë punonjësit tanë emigrantë dhe shumë prej jush që kanë fëmijët e tyre duhet të dinë se ne si qeveri nesër do të jemi aty për ta, për t'i mbrojtur, për të siguruar integrimin e tyre, pra të emigrantëve dhe të punonjësve shqiptarë në shoqërinë greke, duke mbrojtur të drejtat e tyre" shtoi më tej Papandreu.

Ndërsa Rama u shpreh më tej "Jam i bindur që s'është aspak e largët dita kur së bashku, ne do të punojmë konkretisht për të vënë në jetë vizionin tonë të përbashkët, për të vënë në jetë idetë tona të përbashkëta, për të vënë në jetë programet që na bashkojnë, për ta forcuar lidhjen e vjetër mes nesh. Jam i bindur që me George Papandreun ne do të kemi në krah një avokat të shkëlqyer në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Sot Shqipëria është në një situatë delikate në raport me procesin e liberalizimit të vizave. Për fat të keq nuk është përfshirë në programin më të fundit të liberalizimit, ku është përfshirë Maqedonia, Mali i Zi, madje edhe Serbia, e cila edhe pse e izoluar disa vite më parë nga komuniteti ndërkombëtar, nga arsye që dihen, ka bërë reforma të thella, që e kanë futur në rrugën e integrimit evropian dhe sot e kanë përfshirë në një rrugë të përbashkët me vendet e tjera".

k.k/NOA

KOMENTE