Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Starton mitingu i Partisë Demokratike, kandidatët apel qytetarëve të votojnë nr.10
English

Starton mitingu i Partisë Demokratike, kandidatët apel qytetarëve të votojnë nr.10

Tiranë, 26 qershor NOA - Starton mitingu i fundit i Partisë Demokratike në sheshin "Skëndërbej" në Tiranë.

Qindra njerëz janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pas hapjes së mitingut nga disa këngëtarë, janë ngjitur në podium krerët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fillimisht kanë marrë fjalën për tu bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike kandidatët kryesorë të kësaj partie.

Edi Paloka ka marrë fjalën i pari dhe më pas zëvendëskryeministri Genc Pollo i cili u shpreh e pas dy ditësh do të hapin një tjetër rrugë për të ngritur standardet e jetoses duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë nr10.

"Mos e çoni votën dëm te Partia Socialiste por votoni nr.10" tha Polli.

Më pas ka marrë fjalën Sokol Olldashi i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Sali Berishën.

Jemin Gjana ka vazhduar me tej me thirrjen për të votuar nr.10, e cila do të përgjigjet për interesat e Shqiptarëve.

"Përshëndetje nga Elbasani blu, e tërë Shqipëria blu," kështu e ka nisur fjalën e tij ministri i Jashtëm Lulëzim Basha.

Më pas Aldo Bumçi ka vijuar thirrjet e tij për të votuar Partinë Demokratike.

Ndërkohë që pranë podiumit ka mbërritur edhe kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE