Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis heshtja zgjedhore, të gjithë në pritje të votimeve të nesërme
English

Nis heshtja zgjedhore, të gjithë në pritje të votimeve të nesërme

Tiranë, 27 qershor, NOA - Kanë marrë fund mitingjet, deklaratat dhe në tërësi aktivitetet elektorale të këtyre javëve të fundit.

Shqipëria gjendet e gjitha sot në heshtje zgjedhore, në pritje të votimeve të ditës së nesërme.

Ka skaduar në orën 24.00 të natës afati ligjor për zhvillimin e aktiviteteve politike, duke i lënë vend sipas ligjit nisjes së heshtjes zgjedhore, afat ky në të cilin nuk lejohen komentet politike apo manifestimet me ngjyrime elektorale.

Ky fakt parashikohet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit fushata zgjedhore mbyllet 24 orë përpara datës së zgjedhjeve dhe heshtja përfundon në momentin e mbylljes së procesit të votimit.

Ndërkaq, nesër Shqipëria drejtohet e gjitha para kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm.

Sipas të dhënave, të regjistruar si subjekte elektorale që marrin pjesë në zgjedhje

deri në këto momente janë 34 forca politike, të inkuadruara në 4 koalicione kryesore me emrat: "Aleanca për Ndryshim", e drejtuar nga Partia Demokratike, "Bashkimi për

Ndryshim", e drejtuar nga Partia Socialiste, "Aleanca Socailiste për Integrim" e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe "Poli i Lirisë", drejtuar nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të mbasditës. Ligjërisht, në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë 3.1 milionë zgjedhës, ndërsa në të gjithë vendin do të ngrihen 4800 qendra votimi dhe votat do të

numërohen në 66 qendra numërimi.

n.e/NOA

KOMENTE