English

Grindje me motive të dobëta, goditet me thikë në zemër shoferi i furgonit

Durrës, 28 qershor, NOA - Mëngjesin e sotëm, vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur "Sheshi Pranvera" në Durrës, pas një grindje për motive të dobëta në vendin e nisjes së furgoneve të linjave të brendshme të qytetit është goditur me thikë në pjesën e kraharorit, 35-vjeçari Dritan Neza.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore se ai ishte me punë shofer furgoni dhe si pasojë e plagës së marrë, Neza ka gjetur vdekjen ne spitalin rajonal të qytetit disa minuta nga ngjarja e ndodhur.

Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

KOMENTE