Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Andrea del Principe, i ftuar special i Miss Shqipëria 2009
English

Andrea del Principe, i ftuar special i "Miss Shqipëria 2009"

Tiranë, 29 qershor NOA - Të mërkurën e 1 korrikut kurorëzohet në Durrës më e bukura e trojeve shqiptare. Por kësaj here nuk do t'i ngjiten një kalaje.

Të 31 bukuroshet e përzgjedhura këtë vit nga "Deliart Association" do të prezantohen për publikun shqiptar në një skenë madhështore të ngritur rrëzë Torres Veneciane në Durrës.

Tanimë janë mbyllur edhe përgatitjet e fundit dhe gjithçka është gati për natën finale. Të mërkurën e 1 Korrikut Shqipëria do të ketë mbretëreshën e bukurisë për vitin 2009.

Almeda Abazi, e shallur edhe "Miss Globe International 2008" është akomoduar pranë konkurrenteve të këtij viti, në pritje të dorëzimit të kurorës.

Mbyllet kështu, një muaj përgjatë të cilit vajzat e përzgjedhura për edicionin e 11-të të garës së bukurisë kanë qenë protagoniste në një tur të gjatë të zhvilluar në vende historike e turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi; kanë zhvilluar minikonkurse, pjesë e zakonshme e këtij kompeticioni prej nga kanë dalë fitueset e para, por edhe kanë bërë prezantimin e parë përpara jurisë së këtij viti.

Ndërsa mbrëmja e 1 korrikut, përveçse një spektakël i mbushur me surpriza dhe elegancë do të shënojë, pas një muaji të gjatë elektoral, ku kryefjala e çdo media ka qenë politika, një mbrëmje relaksi.

Thënë ndryshe lodhja e këtyre ditëve nga beteja elektorale do të pasohet nga një spektakël ku bukuria dhe klasi do të jenë mbizotërues në çdo detaj.

Në këtë kuadër producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo ka zbuluar edhe disa nga detajet e kësaj mbrëmje. Surpriza e së cilës do të jetë tenori me famë botërore Andrea del Principe.

Ai ka pranuar ftesën e organizatorëve për të kënduar në skenën e Miss Shqipëria disa nga pjesët më të njohura të repertorit të tij.

Por, megjithëse i ftuar special, Del Principe, nuk do të jetë i vetmi që do të ngjitet në skenën e mbrëmjes së bukurisë.

I drejtuar nga regjisori Alert Çeloaliaj, spektakli i së mërkurës do të ketë edhe të ftuar të tjerë që do t'i dhurojnë publikut momente spektakli.

Kështu vëllezërit Korçarë, Rezarta Shkurta, Afërdita Dreshaj, para pak vitesh pjesë e këtij kompeticioni, e grupi Produkt 28 do të ngjisin në skenë harmoninë dhe bukurinë e tingujve shqiptarë. Një homazh kanë menduar organizatorët edhe për legjendën e muzikës, i ndarë nga jeta pak ditë më parë, Michael Jackson.

Koreografia Kozeta Bakiu ka krijuar një numër special koreografik, i cili do të interpretohet nga balerinë pasuar nga numra të tjerë baleti kompozuar enkas për "Miss Shqipërinë".

Sakaq 31 konkurrentet këtë vit ndihen më të gatshme se kurrë për këtë përballje me publikun. Sepse ndryshe nga çdo vit formula e këtij edicioni ka qenë, protagonizëm që në ditët e para. Bukuroshet e ardhura nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga Veriu i vendit, kanë qenë protagoniste që në ditët e para pas përzgjedhjes, në spektakle të organizuara nga vetë ato në çdo qytet ku "Miss Shqipëria" ka shtegtuar këtë vit.

Siç ka shpjeguar Bozo, kjo për ti përgatitur ato për përballjen finale, atë të natës së madhe ku shpallet më e bukura e trojeve shqiptare.

Siç dihet tashmë, fituesja e këtij konkursi do të ketë të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar bukurinë shqiptare në garën tjetër ndërkombëtare të bukurisë "Miss Globe International", që gjithashtu edhe këtë vit organizohet nga Petri Bozo.

Por edhe për miss-et e tjera apo fitueset e vendeve të dyta dhe të treta, siç ka ndodhur çdo vit, do të ketë shumë evente ndërkombëtare, mundësi të tjera konkurrimi nëpër spektakle të ndryshme ndërkombëtare të kësaj natyre, në Shqipëri e gjetkë, me të cilat Bozo ka lidhur marrëveshje.

/a.c/e.l/NOA

Â

KOMENTE