Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hidhen në erë dy makinat e konsullatës shqiptare në Selanik
English

Hidhen në erë dy makinat e konsullatës shqiptare në Selanik

Selanik, 1 Korrik NOA Update - Dy automjete të konsullatës shqiptare në Selanik janë hedhur në erë në orët e para të ditës së Martë, si pasojë e vendosjes së lëndës plasëse, nga persona që policia greke tha se ende mbeten të paidentifikuar.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në orën 03.20 në rrugën "Vermiu" pranë kryqëzimit me rrugën "Agrafon", ku ndodhet konsullata në Selanik, e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.

Në rrethana ende të paqarta, dy makinat që gjendeshin në vendparkimin e konsullatës shqiptare u përfshinë nga flakët që erdhën menjëherë pas shpërthimit të njëkohshëm të disa bombave me fuqi të ulët veprimi (Gazakia me lëndë plasëse dhe lëndë djegëse, benzinë).

Në vendngjarje mbërritën dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës të shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve vetëm në dy makinat e përfshira nga zjarri, duke shmangur rrezikun e zgjerimit të vatrës së rrezikut.

Policia e mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, tha se gjeti shtatë shishe të mbushura me benzinë, të sajuara për të provokuar shpërthime me rreze të shkurtër veprimi. Në total, ishin hedhur përreth makinave, dhjetë të tilla.

Lëndë plasëse si këto që u përdorën ndaj makinave të konsullatës shqiptare në Selanik, janë përdorur gjerësisht nga anarkistët në Athinë dhe Selanik, gjatë trazirave që përfshinë vendin fqinjë muajt e kaluar.

Mësohet se hetimin e ngjarjes e ka marrë përsipër Shërbimi i Sigurisë së Selanikut dhe Sektori i Antiterrorit, duke mbledhur dëshmi nga personeli i konsullatës dhe banorë të zonës.

/n.s/k.k/NOA/

KOMENTE