English

Dritan Prifti: Vota e mandatit tim, sa të jem gjallë, asnjëherë për Edi Ramën

Tiranë, 1 korrik, NOA - Mjaft i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, ndaj figurës së kryesocialistit Edi Rama, i pyetur nga mediat nëse do të mund të ketë një koalicion të mundshëm mes PS-LSI për të formuar qeverinë e re.

"Mandati im nuk do ta mbështesë asnjëherë Edi Ramën", ka thënë ai, të paktën nga ana personale mbi një pranim të faktit për bashkëpunim PS-LSI.

Nga ana tjetër, Dritan Prifti nuk ka ngurruar që të pohojë faktin se Partia Socialiste i ka vjedhur me mijëra vota partisë që ai përfaqëson, duke shtuar se mandati i tij, gjithsesi është i sigurt.

KOMENTE