Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Freedom House : Shqipëria ka dështuar përballë korrupsionit
English

"Freedom House": Shqipëria ka dështuar përballë korrupsionit

Uashington, 1 korrik, NOA - Organizata "Freedom House" në raportin e saj të fundit të publikuar me titullin "Vende në Tranzicion" pohon se Shqipëria ka pengesa serioze për demokratizimin e saj si edhe për rrugën drejt integrimin në Bashkimin Evropian.

Ky raport liston si faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre pengesave realisht

mangësitë që ekzistojnë në Shqipëri mbi ndarjen e pushteteve dhe mentaliteti i identifikimit të shtetit me partinë në pushtet.

Megjithatë, thuhet se megjithë mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, elitat ishin në gjendje të arrinin një konsensus për një numër të mjaftueshëm çështjesh për të marrë ftesën për në NATO.

Po ashtu arritja e konsenusit për sistemin e ri të votimit, konsiderohet në raport si një arritje për t'u shënuar dhe ka bërë që në drejtim të procesit elektoral, vlerësimi i të cilit e bën Shqipërinë të jetë më lart sesa vitin e kaluar.

Ndërkaq, organizata "Freedom House" pohon faktin se ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit është ende e brishtë dhe herë pas here e dëmtuar nga nismat politike.

"Politizimi në sektorin publik vazhdoi të ekzistonte dhe kufizon zhvillimin e një shërbimi civil, policie, gjyqësori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike janë zhvilluar në një mënyrë të paqartë dhe herë pas here kontradiktore".

Përsa i takon medias së pavarur, raporti thotë se shqiptarët gëzojnë një larmi burimesh informacioni që përfaqësojnë një rreze të gjerë pikëpamjesh politike dhe sociale. Megjithatë vihet në dukje se organet më me ndikim janë të përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh.

Ndërsa lidhur me korrupsionin, "Freedom House" thotë se një nga dështimet më dramatike të qeverisë dhe politikës së saj të "duarve të pastra", mund të shihet tek mënyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radhëve të saj.

Dy nga parashikimet e raportit për këtë vit janë përmbushur: anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Parashikimi i tretë, ai për rëndësinë e zgjedhjeve të së dielës, për procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rrugës drejt integrimit Euro-Atlantik, pritet të marrë një përgjigje më të qartë, kur të kristalizohen vlerësimet për procesin zgjedhor.

n.e/NOA

KOMENTE