Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthehen 307 policë serbë në Kosovë, EULEX përshëndet procesin e kthimit
English

Kthehen 307 policë serbë në Kosovë, EULEX përshëndet procesin e kthimit

Prishtinë, 1 korrik, NOA - 307 policë serbë të Kosovës janë kthyer në vendet e tyre të punës, pak orë para se të përfundojë afati i fundit i dhënë nga autoritetet e Prishtinës, ndërsa 18 prej tyre kanë vendosur që të mos kthehen në shërbim.

"Afatit për kthim në vendet e punës i janë përgjigjur 307 policë të komunitetit serb, ndërsa 18 nga ta kanë refuzuar thirrjen", thanë burime zyrtare të policisë së Kosovës. Ndërkaq, bëhet e ditur se afati për kthimin e policëve serbë në vendet e punës ka përfunduar dje, kur më shumë se 300 pjesëtarë të policisë së nacionalitetit serb kanë lëshuar vendet e tyre të punës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Nga ana e tij, misioni EULEX ka mirëpritur kthimin e policëve të nacionalitetit serb, të cilët kanë qenë të pezulluar prej shkurtit të kaluar.

EULEX e ka përshkruar këtë gjë si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një shërbimi policor shumetnik, "i cili punon për të mirën dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke e përfshirë edhe komunitetin serb".

n.e/NOA

Â

KOMENTE