Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shembulli i Berishës
English

Shembulli i Berishës

Mua më impresionoi premtimi elektoral i PD-së së Berishës për 24 orë ujë. Ky premtim, për publikun e stërpolitizuar kosovar, gjithsesi mund të duket tepër i thjeshtë, disi tepër prozaik, krejt "jopolitik", nëse jo edhe joserioz. Por...

Nga Mufail Limani

Zgjedhjet e Shqipërisë kanë mbuluar thuajse plotësisht skenën mediale kosovare. Krejt kot që TV-të tona nuk dhanë thuajse asgjë speciale. Familjet kosovare, besoj unë, këto ditë kanë shikuar kryesisht kanale të Tiranës. Pse për neve në Kosovë vazhdon të jetë me rëndësi se kush humb dhe kush fiton në Shqipëri? Aq me rëndësi, sa secili prej nesh ndjen një nevojë të deklarohet nëse është për ose kundër Berishës.

Pse e përcollëm këtë fushatë dhe këto ditët e etheve të procesit të numërimit të votave në TV-të e Tiranës, më shumë se sa argëtimin vulgar masovik televiziv me Big Brother? Ka shumë e shumë arsye, por ajo që më duket qenësore është konfirmimi i ndjenjës së përgjithshme të përkatësisë së përbashkët, të fatit të përbashkët dhe, ta them kështu, i destinimit të përbashkët - pa marrë parasysh se sa kufij dhe çfarë kufijsh mund të vendosen mes nesh. A përbën ky fokusim i publikut kosovar një delikt të "patriotizmit jokushtetues"? Termi "patriotizmi kushtetues", dikur i vetëkuptuar nga ata që thoshin se "proletarët nuk kanë atdhe" dhe që sot sugjerojnë se as qytetarët e mirëfilltë, postmodernë, po ashtu, nuk kanë atdhe, nuk më pëlqen. Jo pse kam diçka kundër që kushtetuta të respektohet nga të gjithë shtetasit e një vendi të lirë dhe të civilizuar- vend që ia bën vetes kushtetutën. Nuk më pëlqen sepse besoj se kushtetuta është, gjithkund, instrument legal i organizimit dhe fuqizimit të atdheut, përmes garantimit të lirë dhe mundësimit të mirëqenies së qytetarëve në radhë të parë, dhe jo anasjelltas. Ne që kemi marrë pjesë në rrënimin e një shteti kriminal dhe që, në vazhdim, kemi marrë pjesë në krijimin e një shteti tjetër, nuk besoj se mund të hutohemi lehtë me fraza e sintagma të tilla që filozofojnë boshllëkun. Sidoqoftë, për vete nuk shoh asgjë të rrezikshme, asgjë destruktive për shtetin e ri të Kosovës, në faktin se pamë që zgjedhjet e Shqipërisë lanë në plan të dytë një ceremoni krejt formale çfarë ishte ajo e nënshkrimit të anëtarësimit të Kosovës në FMN dhe në BB, prej së cilës tandemi Sejdiu - Thaçi nuk përfituan aq pikë sa do të mund të përfitonin, po të mos koincidonte ky moment formal-monoton me ethet e zgjedhjeve në Shqipëri. Patjetër që tandemi i pushtetit, bashkë me protagonistët e tjerë, do kthehen në fokus medial dhe politik, por leksioni mbetet: Nuk mund të injorohen ngjarjet e mëdha të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas, sidomos jo për ata që kanë nevojë për vëmendjen e plotë të publikut.

... Fitorja e Berishës, nëse pak para se të dalë gazeta nuk ndodh shkatërrimi i procesit zgjedhor nga ana e Edi Ramës së dëshpëruar, është krejt e pritshme. Për vete besoj se ky është një lajm i mirë. Por, jo për arsyet që eventualisht mund t'i kenë militantët e PD-së në Shqipëri. Madje jo aq shumë edhe për arsyet pse shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës në fakt i urrejnë socialistët dhe, me automatizëm, ndjehen të afërt me Berishën. Arsyet e mia pse e pres me gëzim fitoren e Berishës janë të një natyre tjetër. Për shembull, mua më impresionoi premtimi elektoral i PD-së së Berishës për 24 orë ujë. Ky premtim, për publikun e stërpolitizuar kosovar, gjithsesi mund të duket tepër i thjeshtë, disi tepër prozaik, krejt "jopolitik", nëse jo edhe joserioz. Por, ai premtim ishte pjesë e konceptit elektorale të Berishës, ku pamë se përfshihen edhe vazhdimi i ndërtimit të rrugëve, të shkollave dhe të gjithë asaj që mund të quhet "infrastrukturë" e që mundëson zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Pos ndonjë fjalie që shpërthente në polemikë e sipër, nga PD-ja nuk pamë shumë nga diskursi klasik i politikës ballkanike. Në momente, ajo që mund të shihnim nga Berisha mund të dukej diçka sikur "blerje e votuesve", duke u treguar se çfarë do të përfitojnë konkretisht po qe se votohet. Në anën tjetër, nga Rama nuk pamë më shumë sesa një politikan që për punë themelore ka demonizimin e kundërshtarit, duke bërë që elektorati i frikësuar vetvetiu të kapej për numrin e tij. Çfarë dua të them? Dua të them se bërja e pushtetit në mënyrë normale mund të nisë vetëm në çastin kur elektorati të edukohet deri në atë masë sa të shtrojë pyetjen Çfarë fitojmë ne, nëse fitoni ju? Fitorja e Berishës, ndonëse ai vetë dikur ishte një revolucionar i përbetuar, shënon fundin e atjeshëm të epokës kur e vetmja gjë që mund të dëgjonte elektorati ishin rrëfimet për engjëjt dhe demonët. Politikanët e vendeve çfarë janë Shqipëria dhe Kosova nuk shoh se kanë punë më të mençura sesa të merren me rrugë, me rrymë, me ujë, me shkolla dhe ambulanca- me një fjalë, të kujdesen për mirëqenien e shtetasve. Prandaj, pikërisht për shkak të premtimit "banal" politik, sikur ai për furnizimin normal të amvisërive shqiptare me ujë të pijshëm, unë besoj në modelin qeverisës të Berishës dhe as që dua ta fsheh se i gëzohem fitores së tij. Natyrisht, e kam krejt të qartë se politikanët e shtetit tonë të ri ende nuk janë të interesuar të bëjnë oferta të tilla konkrete për elektoratin konkret. Gara themelore në Kosovë, edhe sivjet, pres të jetë e nivelit të pyetjes se kujt i duhet dhënë pushtetin, si duhet ndarë pushteti nëpër komuna të ndryshme, në mënyrë që të mbahet paqja, duke e balancuar këtë synim me atë të mbajtjes së minimumit ekzistencial të kredibilitetit të institucioneve. Për më shumë, kjo pyetje në fakt as që i shtrohet elektoratit kosovar. Ne do të dalim të mërdhihemi më 15 nëntor, pa qenë të sigurt se vota do të numërohet si duhet dhe pa asnjë siguri të vetme se nga vota jonë do të dalë pushteti.

"Express"

KOMENTE