English

Totenham, Hamburgu e Arsenal, kërkojnë lojtarin shqiptar, Lorik Cana

Londër, 1 korrik, NOA - Kapiteni i ekipit të Marsejës po kërkohet së tepërmi kohët e fundit nga ekipet e huaja, të cilat ka mundësi t'ia mbushin mendjen që të largohet nga Franca.

Në listë janë dy ekipe që renditen për të ardhmen e Lorik Canës, ai i Totenhamit dhe Arsenalit, ndërsa ende nuk dihet se për kë do të vendosë të lëvizë lojtari shqiptar.

"Dera mbetet e hapur për largim, edhe pse kam edhe tre vite në kontratën time. Do të flas me familjen dhe përfaqësuesit e mi. Dhe gjithçka do të varet nga ajo çfarë dëshiroj të bëj. Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janë dy ligat që më joshin më së shumti", është shprehur lojtari i njohur. Edhe Evertoni është të interesuar për shërbimet e Canës, ndërsa oferta e vetme zyrtare është bërë nga Hamburgu, që ka ofruar pesë milionë euro për shërbimet e mesfushorit të përfaqësueses kuqezi.

n.e/NOA

KOMENTE