Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështimi i madh i LSI, a do ta japë dorëheqjen Meta
English

Dështimi i madh i LSI, a do ta japë dorëheqjen Meta

Redaksionale NOA

Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 28 qershorit, mori as më shumë dhe as më pak, por katër mandate në parlamentin me 140 deputetë.

Fare hapur, mund të thuhet se ky ishte dështimi i madh i LSI. Por ca më shumë, i kryetarit të saj që në themelim kur një pjesë e PS u përfshi në këtë forcë politike, Ilir Meta.

Në deklaratat e njëpasnjëshme që Ilir Meta bëri në muajin elektoral, demonstronte nj bindje të pabesueshme, ndoshta taktike, se më 28 qershor, LSI do të kapte midis 35 deri 40 mandate deputetësh.

Për më tepër, Meta premtoi "në ajër" se do të ishte ai, kryeministri i ardhshëm i vendit.

"Më 29 qershor, unë do të gdhihem si kryeministri i ri i vendit dhe do të nis menjëherë punën duke mbledhur qeverinë time, pasi ka shumë për të bërë për të integruar vendin", ishte një deklaratë e thënë disa herë nga Meta në debatet dhe intervistat elektorale në televizione të ndryshme shqiptare dhe agjenci të huaja lajmesh.

Në këtë kuadër, Meta nuk harroi të premtonte gjithnjë, se më 28 qershor, shqiptarët do t'i jepnin atij dhe forcës politike që kryeson, jo më pak se 35 deputetët ose një e katërta e Kuvendit shqiptar.

Sigurisht që këto deklarata të Metës, ishin flluska elektorale, sepse askush nuk e besoi se do të ngjaste kështu.

Ndaj me të drejtë, gazetarët i shtruan atij, disa herë pyetjen e drejtpërdrejtë: A do ta jepni ju dorëheqjen në rast se nuk do të arrini këtë synim elektoral?

Përgjigja e Ilir Metës, mëse një herë, ishte e qartë, ai premtonte se do të rishihte qëndrimin e tij në krye të LSi, thënë shkoqur, do të jepte dorëheqjen nga partia që themeloi pas të famshmes KPD të PS (Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste) dhe Katharsisit (pastrimit) që trumbetoi në fillim të viteve 2000, ish kreu i PS, Fatos Nano.

Në këtë pikë, pyetja e drejtë që shtrojnë shqiptarët sot, është: A duhet dhe a do ta japë dorëheqjen Ilir Meta nga kreu i LSI, paçka se me shumë mundim arriti të konfirmohej si një ndër katër deputetët e partisë që drejton?

Përgjigja për pjesën e parë të pyetjes, është mëse e kthjellët: PO, duhet.

Kurse pjesa e dytë e pyetjes, mbetet pa përgjigje zyrtare nga Ilir Meta, por me shumë gjasa të mos ndodhë, pra paçka se LKSI dështoi frikshëm në zgjedhje dhe paçka se premtoi largimin nëse nuk dilte synimi i demonstruar prej tij, ai nuk do ta japë dorëheqjen.

Këtë, sipas të gjitha gjasave, Meta do ta bëjë pikë së pari, duke fshirë nga memoria e shqiptarëve(!), premtimin elektoral për dorëheqje.

Këtë, sigurisht që do ta arrijë me mënyrën klasike që politikanët shqiptarë rëndom përdorin në këto afro 20 vjet, përmes turbullirës deklarative, akuzave për "ngrënie haku" e shumë të tjera si këto.

Mbetet tani e tutje të shohim vetëm detajet e mënyrës si do të procedohet nga LSI dhe Meta në vazhdim dhe risitë që do të sjellë në këtë farsë politike që kap gjithmonë shqiptarët e politikës së viteve 1991-2009 kur ngurrojnë frikshëm t'i largohen kolltukut dhe karrierës.

NOA

Â

KOMENTE