Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk paguan gjobën e vendosur nga gjykata për vjedhjen e energjisë, shkon në burg 54-vjeçari
English

Nuk paguan gjobën e vendosur nga gjykata për vjedhjen e energjisë, shkon në burg 54-vjeçari

Berat 2 korrik NOA - Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

Efektivat e komisariatit të policisë së Beratit kanë arrestuar sot 54-vjeçarin Pali Nushi pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Berat me një vendim të saj me numër 39 që mban datën 6 qershor të këtij viti dënoi me 20 ditë heqje lire 54-vjeçarin Nushi.

Mësohet se fillimisht gjykata vendosi të gjobisë me një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra të akuzuarin për veprën penale të " vjedhjes së energjisë elektrike".

Por pamundësia për të paguar gjobën duket se e ka çuar drejt qelisë Nushin.

Kështu gjoba është konvertuar në 20 ditë burgim të cilin 54-vjeçari do ta kryejë.

54-vjeçari u denoncua në Prokurorin e Beratit një vit më parë nga KESH për vjedhjen e një sasie të energjisë elektrike nga matësi i vendosur në banesën e tij.

k.k/NOA

KOMENTE