English

Gjykata e dënon për vrasje, tenton të vetëflijohet i burgosuri fill pas dënimit

Pejë, 3 korrik NOA -Â Tenton të vrasë veten një i burgosur, fill pas vendimit të gjykatës.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Burgut e Qarkut në Pejë kur një 32-vjeçar ka tentuar të vetëflijohej me çarçafë në qeli.

Policia bëri të ditur se nga hetimet e para dyshohet se i burgosuri tentoi të vetëflijohej në momentin kur i është shqiptuar dënimi për vrasje dhe sapo është kthyer nga gjykata, ai ka varur vetën me një çarçaf.

Por ndërhyrja e menjëhershme e gardianëve i ka shpëtuar ati jetën.

Mësohet se i burgosuri është dërguar në QKUK në Prishtinë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

k.k/NOA

KOMENTE