Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohet rektori i Universitetit të Tetovës dhe anëtarët e senatit të tij
English

Shkarkohet rektori i Universitetit të Tetovës dhe anëtarët e senatit të tij

Shkup, 3 korrik, NOA - Me vendim të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës janë shkarkuar anëtarët e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) dhe udhëheqësia aktuale e drejtuar nga rektori prof.dr Agim Vela.

Ndërhyrja e ministrisë është vlerësuar nga udhëheqësia aktuale dhe Senati si shkelje e rëndë e autonomisë së universitetit. Ushtrues të ri të detyrës së rektorit është caktuar prof.dr. Agron Reka.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim në bazë të Ligjit për arsimin e lartë dhe në përputhje me konkluzionet e Parlamentit të Maqedonisë lidhur me parregullësitë në USHT.

Rektori Agim Vela dhe shërbimet e universitetit kanë njoftuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për shkeljet e bëra.

Ndërhyrja ka ndodhur në momentin kur në USHT po zhvillohej procedura e konkurrimit të kandidatëve për rektor të ri të universitetit, pas zgjedhjes së ish-rektorit Sadi Bexheti në krye të komunës së Tetovës në zgjedhjet e fundit. Agim Vela dy muaj më parë u zgjodh ushtrues detyre i rektorit të USHT-së deri në zgjedhjet e reja për rektor që tashmë kishin nisur në këtë universitet.

KOMENTE