English

Vlorë, pa drita disa zona prej dy ditësh

Vlorë, 3 korrik NOA - Prej dy ditësh energjia ka munguar në disa zona të qytetit të Vlorës.

Ndërprerjet e energjisë kanë qenë si pasojë e motit të keq, ku një shkarkim ka ndikuar në djegien e dy transformatorëve të tensionit të lartë.

Energjia ka munguar kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë, në zonën e Akademisë së Marinës si dhe një pjesë të zonës te Kalaja. Kjo e fundit është lidhur më pas nga ana e ndërmarrjes së elektrikut të Vlorës. Por nuk ka ndodhur kështu në zonën e Ujit të Ftohtë. Kjo pasi duhej të ndërrohej transformatori.

Duke parë këtë gjendje, ju bë kërkesa nga agjencia e Vlorës, drejtorisë së tensionit të lartë, për sjelljen e një transformatori, në mënyrë që të bëhej zëvendësimi.

Mësohet se ardhja e transformatorit u bë në orët e pasdites.

Për gjatë gjithë mbrëmjes, punonjësit e elektrikut të Vlorës kanë punuar për ndërrimin e transformatorit, por vetëm rreth orës 23.00 u bë i mundur ndërrimi i transformatorit.

Kjo ka bërë që në zonë të kishte një lidhje të energjisë elektrike, por pas 30 minuta, një tjetër transformator i tensionit të lartë, është djegur për shkaqe që ende nuk dihen. Energjia ka munguar më pas në lagjet pranë zonës Transballkanike dhe në orët e natës ka munguar energjia në lagjet Uji I Ftohtë, 24 maji, plazhi i Vjetër, Skelë.

Energjia ka munguar gjatë gjithë natës dhe ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Drejtoria e ndërmarrjes elektrike të Vlorës, i ka bërë sërish kërkesë drejtorisë së tensionit të lartë, për të sjellë një transformator tjetër, por ende nuk ka mbërritur një I tillë.

Ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Vlorës, po hyn në ditën e tretë të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, pushues janë detyruar të ndërpresin pushimet

Â

KOMENTE