Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët e të zhdukurve të Kosovës, mblidhen për zbardhjen e fatit të tyre
English

Familjarët e të zhdukurve të Kosovës, mblidhen për zbardhjen e fatit të tyre

Prishtinë, 4 korrik, NOA - Familjarët e personave të zhdukur edhe një herë kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë përpjekje në zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Në një takim me përfaqësuesit e Zyrës për të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, Haki Kasumi, kryesues i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka kërkuar që përfaqësuesit e qeverisë, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, t'i shtojnë përpjekjet për identifikimin dhe zbardhjen e personave që mungojnë. "Ka një ngecje të madhe tash e dhjetë vjet. Ju lutem, edhe afro 2000 njerëz na mungojnë, ndërsa ne kërkojmë, kërkojmë dhe nuk kemi ende një adresë të saktë ku mund t'i adresojmë kërkesat tona dhe ku vetë njerëzit, ekspertët tanë, të cilët kanë pasur mundësi për periudhën dhjetëvjeçare të na tregojnë kah t'i vazhdojmë përpjekkej tona, kah t'i adresojmë kërkesat tona dhe shqetësimet tona", tha Kasumi. Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se zyra, të cilën e udhëheq ai, është duke punuar me intensitetin e duhur drejt identifikimit të mbetjeve mortore. "Të dhënat e fundit rezultojnë mbi 1900 të zhdukur. Kurse, në frigoriferët tonë ekzistojnë edhe më tej 400 mbetje mortore, për të cilat nuk kemi konsistencë të analizave të ADN-së me donorët apo familjarët, të cilët kanë dhënë gjakun për krahasimin e të njëjtave", tha Gërxhaliu. Gërxhaliu pohoi se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë dorëzuar 31 raste të identifikuara dhe, siç tha ai, janë hapur rreth 30 lokacione të dyshuara me varreza. "Për këtë periudhë të vitit 2009 janë dorëzuar 31 raste, kurse janë hapur 30 lokacione. Ritmi i punës është në vlugun më të madh dhe më shumë se gjysma e stafit është në terren në hapjen e lokacioneve. Gjithashtu ka mbetur edhe një pjesë e pambaruar në lagjen e Jasharëve në Prekaz, e cila do të vazhdojë më datën 7 korrik", deklaroi Gërxhaliu. Pakënaqësi të shumta kanë shfaqur edhe të afërmit e personave të pagjetur, duke thënë se institucionet e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet për këtë çështje. Bajram Qerkini, të cilit i është zhdukur djali, thotë: "Çdo asht këtu - ëndërr për çdo natë e shoh. Morgun e Rahovecit e mbaj mend mirë. Por, më së shumti na lodhin gjërat e kota, politikanët që ende nuk i janë afruar këtij problemi të atyre shpirtrave që neve na thonë ‘lypnani', e ne prindërit i lypim. Më vjen shumë keq, se duke u nisur prej atyre me ulëse më të trasha, por edhe ata që kanë zënë ulëse më të vogla, i kanë anashkaluar, sidomos edhe këta të mjerët që janë në morg edhe dihen", u shpreh Qerkini. Sidoqoftë, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, janë duke vazhduar bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit për personat e zhdukur. Por, sipas kryesuesit qeveritar për të pagjetur, Prenk Gjetaj, ne dy takimet e fundit nuk është dhënë asnjë informacion i plotë lidhur me varrezat e mundshme ose personat që mungojë. Që nga viti 2006, në Kosovë nuk ka pasur asnjë kthim të ndonjë mbetjeje mortore nga Serbia.

NOA-INA

KOMENTE