Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron presidentin e SHBA, Barak Obama, për Festën Kombëtare
English

Presidenti Topi uron presidentin e SHBA, Barak Obama, për Festën Kombëtare

Tiranë, 4 korrik, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e 4 korrikut, 233-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

"Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta, si dhe suksese në përballjen me sfidat e mëdha kombëtare dhe globale", thuhet në këtë mesazh. Ndër të tjera, SHBA falënderohet prej kreut të shtetit për "mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë e i jep Shqipërisë, në konsolidimin e parimeve universale të lirisë e demokracisë, në procesin e ndërtimit të një shoqërie të lirë, të një shteti të së drejtës dhe të institucioneve të pavarura".

"Populli shqiptar, zoti President, zgjodhi me vendosmëri të qëndrojë në krah të popullit amerikan dhe vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i bindur se kjo është rruga e vetme drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë, kombëtar dhe rajonal dhe prova dinjitoze për t'iu bashkuar përpjekjeve për një botë më të mirë dhe më të sigurt", përfundon mesazhin e tij presidenti i Republikës.

n.e/NOA

KOMENTE