English

Mbyllet për katër ditë tuneli në autostradën Durrës-Kukës

Tiranë, 5 korrik NOA - Bllokohet për katër ditë trafiku te Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash.

Ministria e Transportove me anë të një deklarate për shtyp njoftoi sot bllokimin e tunelit për trafikun prej orës 11:00 të ditës së hënë më datë 6 korrik deri në orën 7:00 të ditës së enjte datë 9 korrik.

"Ky kufizim i përkohshëm kryet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku" bëri të ditur Ministria e Transporteve.

Ndërkohë që më tej ministria e Transporteve i kërkon ndjesë qytetarëve vendas dhe të Kosovës për shqetësimin.

k.k/NOA

KOMENTE