Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OBSH publikon bilancin: Gripi i derrave në 125 vende ka shkaktuar 90 000 të prekur e 382 të vdekur
English

OBSH publikon bilancin: Gripi i derrave në 125 vende ka shkaktuar 90 000 të prekur e 382 të vdekur

Gjenevë, 3 korrik MOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike sot bilancin e të prekurve dhe viktimave të shkaktuar nga virusi A (H1N1) i gripit të derrave.

Kështu sipas OBSH-së, virusi A, ka prekur 90 000 persona në 125 vende dhe ka shkaktuar 382 të vdekur. Numri i të prekurve të regjistruar është rritur me 12 720 raste që nga shifrat e fundit të OBSH-së të publikuara të mërkurën në faqen e saj të internetit.

Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara, bilanci që publikohet një herë në javë nga autoritetet e vendit më të prekur në botë nga sëmundja, është rritur ndjeshëm me 6 185 të prekur të tjerë dhe 43 vdekje më shumë.

Ndërsa në Meksisë ku virusi kishte zanafillën ka kaluar 10 000 të prekur kur 119 prej të cilëve kanë vdekur. Sëmundja ka përparuar edhe në Kili, ku të prekurit ishin 7 376 persona dhe 14 të vdekur. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar, ku epidemia po përparon me ritme të shpejta, numëron tashmë 7 447 të prekur, tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen. k.k/NOA

KOMENTE