Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aktori i Evropës , hapet në Maqedoni festivali VII ndërkombëtar me 7 shfaqje
English

"Aktori i Evropës", hapet në Maqedoni festivali VII ndërkombëtar me 7 shfaqje

Resnjë, 6 korrik, NOA - Festivali i 7-të ndërkombëtar "Aktori i Evropës" hapet sot në Resnjë të Maqedonisë. Organizatorët e tij bëjnë të ditur se ceremonia e hapjes do të bëhet me muzikë tradicionale nga rajoni "Liqen pa kufij", si edhe me shfaqjen e tre filmave të shkurtër nga Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia.

Në kuadër të këtij festivali do të vihen në skenë shtatë shfaqje, tre prej të cilave janë me metrazh të shkurtër nga tre vendet fqinje.

Ndër të tjera, konkurruese në këtë festival do të jenë edhe shfaqjet "Minhauzen" nga Kroacia, "Nata" nga nobelisti portugez Zhoze Saramago, një shfaqje të trupit teatror "Kamoish" pranë Fakultetit Filozofik të Shkupit, "Sonata e Krajcerit" e Tearit popullor të Shtipit, "Teatri dhe pasojat" e Miremont Rozher nga Franca, "Gëzuar ditëlindjen" e Teatrit Dodona të Kosovës, "Asgjë më bukur" e Teatrit rinor Nikollaj Binev nga Bullgaria dhe "Rrëfim i papërfunduar" i Teatrit të qytetit të Shkupit.

KOMENTE