English

Gjakovë, kapet me 850 gr. marihuanë një 24 vjeçar

Gjakovë, 6 korrik NOAÂ -Gjatë një kontrolli në fshatin Berkoc të Gjakovës, policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar për shkak se iu gjendën 850 lëndë narkotike.

Sipas agjensive të lajmeve kosovare thuhet se lënda e sekuestruar dyshohet të jetë marihuanë.

Në komunikatën për shtyp të drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës në Pejë, pjesëtarët e Stacionit të Policisë në Gjakovë e kanë arrestuar të dyshuarin 24 vjeçar nga Berkoci i Gjakovës dhe pas intervistës me urdhër të Prokurorit ai është ndaluar në Polici. Rastin po hetohet nga skuadra Rajonale për Hetimin e Drogave.

m.i/NOA

KOMENTE