Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KE-Viza në BE vetëm kosovarët që jetojnë në Serbi
English

KE-Viza në BE vetëm kosovarët që jetojnë në Serbi

Â

PRISHTINE, 6 korrik NOA-Komisioni Evropian ka vendosur që liberalizimi i vizave me Serbinë të mos vlejë për asnjë qytetar të Kosovës që disponon pasaporta biometrike të Republikës së Serbisë.

Kjo bëhet e ditur sot nga shtypi kosovar, në faqet e të cilit shpjegohet se vendimi për liberalizimin e vizave do të vlejë vetëm për ata që jetojnë me adresë të saktë banimi në territorin e Serbisë.

Gazeta kosovare "Express" shkruan sot lidhur me mundësinë që Serbisë t'i hiqet regjimi i vizave për në BE në fund të këtij viti, dhe se kosovarë të shumtë kanë shfrytëzuar rastin që të marrin pasaporta biometrike të këtij shteti.

Mirëpo, pas shumë debatesh të Komisionit Evropian lidhur me këtë çështje, tani është marrë vendimi që asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tij shqiptar, serb apo rom, nuk do t'i vlejë pasaporta biometrike serbe për të udhëtuar pa viza në BE. Prishtinasja Express duke cituar gazetën serbe, Dnevnik, nëse në pasaportën e tyre, adresa e banimit nuk i përket territorit të Serbisë, atëherë ata nuk do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

 "Propozimi ka të bëjë me liberalizimin e vizave për shtetasit me vendbanim në territorin e Serbisë, por jo edhe për qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës", thuhet në propozimin e këtij komisioni.

m.i/NOA

KOMENTE