English

OBSH: Zgjerohet me 5 vende harta e gripit të derrit, konfirmohen 90 mijë raste

Tiranë, 6 korrik, NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se harta e botës është shtuar edhe me 5 vende të reja, në të cilat është konfirmuar prekja e banorëve me virusin A - H1N1 i cili shkakton edhe të ashtuquajturin "gripi i derrit".

Për fat të mirë, sipas ekspertëve të Gjenevës që kanë publikuar raportin më të fundit mbi këtë sëmundje, Shqipëria nuk rezulton ende që të jetë e prekur prej tij.

Deri tani, sipas të dhënave janë konirfmuar rreth 90 mijë raste personash të prekur me këtë virus në mbarë botën.

Numri i rasteve të të infektuarve nga ky virus është rritur me 12.720 raste brenda 2 ditëve, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 382, nga të cilat 50 raste të reja. Përhapja e madhe gjeorgrafike e virusit A (H1N1) ka detyruar disa ditë më par OBSH-në që të rrisë në 6 shkallën e pandemisë, shkalla kjo më e lartë.

Meksika, vendi ku dhe u shfaq rasti i parë me virusin A (H1N1), numëron deri tani 119 vdekje nga ky virus, ndërsa në total numri i të prekurve arrin në 10,262, nga të cilat 1582 raste të reja.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhe numrin më të madh të të prekurve, duke shënuar deri tani 33,902 raste në total, nga të cilat 170 vdekje.

n.e/NOA

KOMENTE