Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Restorant luksoz brenda mjediseve të burgut nga një ish-i burgosur
English

Restorant luksoz brenda mjediseve të burgut nga një ish-i burgosur

Londër, 6 korrik, NOA - Çudia e radhës është ajo e hapjes së një restoranti luksoz brenda mjediseve të një burgu. Mësohet se ai është hapur në qarkun e një burgu britanik dhe mban emrin "The Clink".

Kryekuzhinieri dhe udhëheqësi i restorantit janë ish-të burgosur, të dënuar për shitje të drogës, të cilët duket se tani janë rehabilituar, por se nuk bëkan dot pa mjedisin e burgut, prandaj kanë vendosur që ta rinisin lirinë përsëri brenda tij, por ama jo si të burgosur.

Që një burgosur të mund të hyjë në restorantin e burgut "The Clink", duhet që të paraqitet shumë kohë më parë dhe përveç kësaj, të kërkojë edhe miratimin e autoriteteve të burgut, si dhe sigurimin e tij. Në botë, ky duket se është restoranti i vetëm në të cilin shefi juaj u kërkon t'i dorëzoni xhaketën, celularin dhe secilin mjet tjetër të mprehtë që keni me vete. Ai është hapur në qarkun e një burgu britanik.

Darkat shërbehen prapa dyerve të çelikta, mirëpo përbrenda është punuar në mënyrë të përsosur, personeli është i kujdesshëm dhe gjatë tërë kohës në shërbim të burgosurve.

n.e/NOA

KOMENTE