English

Rishikimi i marrdhënieve me Rusinë, presidenti Obama nis një turne nga Moska

Uashington, 6 korrik, NOA - Presidenti Barak Obama fillon sot një raund të ri vizitash ndërkombëtare. Ai shkon në Moskë për një takim të nivelit të lartë mbi kontrollin e armëve, pastaj në Itali për takimin e Grupit të Tetëshes dhe më tej në Ganë, një udhëtim që pritet të jetë emocional.

Në Moskë, Presidenti Obama do të përpiqet t'u japë një fillim të ri marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Rusinë. Vitet e fundit, këto marrëdhënie ishin keqësuar nga mosmarrëveshjet me Moskën për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Gjeorgjisë, zgjerimit të NATO-s dhe çështjeve të tjera.

Ai do të takohet veç e veç me Presidentin rus Dmitri Medvedev dhe me kryeministrin Vladimir Putin. Objektivi i tyre kryesor: të startojnë negociatat për një marrëveshje të re që do të zëvendësonte Traktatin për Pakësimin e Armëve, i cili skadon së shpejti. Obama thotë se ka rëndësi konsultimi me të dy udhëheqësit rusë duke shtuar se Kryeministri Putin, ish-president i Rusisë, ende ka mjaft pushtet.

Ndërsa dita e parë në Moskë dhe një pjesë e paradites tjetër do t'u kushtohet takimeve me udhëheqësit e Rusisë, Presidenti Obama synon gjithashtu t'i dërgojë mesazhe popullit rus me një fjalim si dhe me një numër diskutimesh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të opozitës politike, por një fjalim ai pritet që ta mbajë edhe në Ganë.

KOMENTE