Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tina, më në fund, na gëzoi!
English

Tina, më në fund, na gëzoi!

Tina, krejt në kundërshtim me emrin dhe dukjen e saj të pafajshme, e ka keqpërdorur pozitën e saj të zyrtares më të fuqishme ndërkombëtare në Kosovë...

Nga Vetëvendosje

Populli i Kosovës rrallëherë merr lajme të mira. Ku ka vend për lajme të mira në Kosovën tonë të papunë, të varfër, të ndarë, të decentralizuar, të plaçkitur, të ngulfatur nga politikanët e korruptuar… Por dje ishim dëshmitarë të një lajmi që na gëzoi të gjithëve: ikja e Tina Kaidanowit nga Kosova. Nuk u gëzuam aq shumë, meqë më shumë do të gëzoheshim sikur të ikte më herët, por, siç thotë populli - më mirë vonë se kurrë.Â

Keqpërfaqësimi i interesit amerikan në Kosovë nga Tina ka qenë i pashembullt dhe nuk është parë nga përfaqësuesit e mëhershëm amerikanë. Tina, krejt në kundërshtim me emrin dhe dukjen e saj të pafajshme, e ka keqpërdorur pozitën e saj të zyrtares më të fuqishme ndërkombëtare në Kosovë, për të bërë sjellje të pahijshme totalitare dhe veprime të hapura antishqiptare. Shkaku i Tinës ende kemi politikanë të traumatizuar rëndë nga bërtima e saj dhe rrahja e shpeshtë e tavolinave nëpër takime.Â

Tina Kaidanow ka qenë kryeinstruktorja e një inxhinieringu ngulmues për rikonfigurimin e identitetit tonë shqiptar. Ne kemi flamur mavi-sarih, himn memec, dhe Kushtetutë shkombëtarizuese kryesisht falë Tina Kaidanowit. Pastaj, a nuk ishte vetë Tina Kaidanow ajo që kur ukrainasit, rumunët dhe polakët e UNMIK-ut, vranë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, në vend që t'i dënonte kriminelët, doli dhe i dënoi demonstruesit paqësorë, të cilët i quajti "armiq të Kosovës".Â

Plani i Ahtisaarit, decentralizimi, eksterritorialiteti, strukturat paralele të Serbisë etj., janë këtu ku janë, dhe Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu e Sadri Ferati punojnë për këto projekte, në masë të madhe për shkak të urdhrave të Tinës. Në fund të fundit, Tina nuk i ka krejt fajet. A nuk do të përfundonte secili diplomat nënmesatar në pozitën autoritare të Tinës, i gjendur mes një turme politikanësh vendorë, që bëjnë gara mes vete kush ia puth i pari këmbën? Është zor të mbetesh indiferent përballë këtij serviliteti kaq sfidues. Po ta kishte këtë mundësi, kështu do të bëhej edhe Hashimi, këtu do të përfundonte edhe Fatmiri. Një politikan punon drejt jo për shkak të ndërgjegjes së vet, por për shkak të drejtimit që ia jep populli.Â

Tina iku. Ne i themi lamtumirë, e jo mirardhsh. Ndoshta Tinës mund t'ia falim disa gjëra, mafton që ajo po ikën. Por një gjë nuk do t'ia falnim kurrë - nëse me vete nuk i merr Hashimët dhe Fatmirët.Â

Kërkesa jonë e fundit: Tinë e dashur, ashtu siç ke pasur mjaft mundësi për ta dëmtuar Kosovën kaq shumë, tash që të erdhi fundi i karrierës në Kosovë, mund ta shpëtosh vendin tonë, nëse në valixhen tënde diplomatike i fut politkanët tanë, të cilët nuk munden dot pa ty. Nuk munden pa bërtitjen tënde, pa poshtërimin që u bëre, pa miklimin e shpirtit tënd autoritar me nënshtrimin e tyre të paskrupullt. Merri ata, ndihmoje Kosovën.   Â

Lëvizja VETËVENDOSJE!

5 korrik 2009

KOMENTE