Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Bullgari, e djathta merr 116 vende në parlament, e majta 40
English

Zgjedhjet në Bullgari, e djathta merr 116 vende në parlament, e majta 40

Sofje, 6 korrik, NOA - E djathta ka fituar në Bullgari zgjedhjet legjislative, duke lënë pas me një rezultat të thellë Partinë Socialiste të kryeministrit të deritanishëm, Serguei Stanichev.

E përfaqësuar nga kryetari i bashkisë së Sofjes, Boiko Borisov, partia e qendrës së djathtë GERB, Â mësohet se fitoi 39,7 për qind të votave, kundrejt 17,72 për qind të votave që arriti të marrë e majta në votimet e së dielës.

Parlamenti bullgar ka 240, nga të cilat partia GERB do të ketë 116 vende dhe Partia Socialiste vetëm 40 vende.

Ndërkaq, fituesi Borisov, pas shpalljes së rezultateve paraprake deklaroi se do të formojë së shpejti një qeveri, por ndërkohë nuk pranoi të përmendte emrat e partnerëve të mundshëm në koaliconin e ardhshëm qeveritar.

Mësohet ndërkaq se tre grupime të tjera kanë hyrë në parlament, ndër të cilët nacionalistët e Ataka-s, koalicioni blu dhe partia e re populiste Rend, barazi, drejtësi, të gjitha me profil të djathtë, të cilat kanë deklaruar se janë të gatshme të mbështetsin një qeveri të krijuar nga GERB-i.

Ndërkaq, partia e ish-mbretit Simeon II, që ka qeverisur vendin nga 2001 deri në vitin 2005 dhe ka dalë e dyta me 21,83 për qind në vitin 2005, nuk e kapërceu kuotën e duhur prej 4 për qind për të hyrë në parlament. n.e/NOA

KOMENTE