Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e Bashkisë së Tiranës për komisionin hetimor
English

Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e Bashkisë së Tiranës për komisionin hetimor

Tiranë, 7 korrik, NOA - Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën mbi shqyrtimin e padisë së paraqitur nga Bashkia e Tiranës për komisionin hetimor të ngritur nga parlamenti ndaj saj pak muaj më parë.

Sipas Bashkisë, komisioni parlamentar "Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës" i ngritur në 24 prill '09, me 68 votat pro të maxhorancës së djathtë, është i jashtëligjshëm, prandaj nuk mund të prodhojë asnjë pasojë ligjore m raportet e nxjerra prej tij. Në 24 prill '09, Kuvendi miratoi me 68 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime ngritjen e komisionit hetimor "Për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës".

Ngritja e komisionit është votuar vetëm nga ana e demokratëve, republikanëve dhe agrarëve, ndërkohë që votat kundër kanë ardhur nga deputetët e PDK-së e PBDNJ-së. Kjo ishte e dyta herë që për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, kërkohej një hetim parlamentar.

Në vitin 2003, kryebashkiaku u hetua nga një komision hetimor me akuzën për shpërdorime me detyrën dhe fondet publike.

n.e/NOA

KOMENTE