Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot për rezultatet e qarkut të Fierit
English

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot për rezultatet e qarkut të Fierit

Tiranë, 7 Korrik, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vijojë në mbledhjen e tij të sotme me shqyrtimin e projektvendimit "Për nxjerrjen e rezultateve të zonës zgjedhore, Qarku i Fierit".

Diskutimi rreth tij shkaktoi dje debate në mbledhjen e radhës së KQZ, pasi përfaqësues të Partisë Socialiste kanë kërkuar numërimin e nëntë kutive të votimit të katër KZAZ-ve të këtij qarku, respektivisht të KZAZ-së me nr. 18, 19, 20 dhe 22. Ka qenë nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e cila kërkoi numërimin në KQZ të kutive të votimit të qarkut Fier, sikurse u veprua me gjashtë kutitë e Fushë Kuqes së qarkut të Lezhëz. Por, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se mes dy rasteve ka ndryshim pasi KZAZ-të e qarkut të Fierit kanë miratuar me vendim tabelën e rezultateve dhe nisur nga kjo e vetmja procedurë për hapjen e kutive të votimit, të kërkuar nga PS, është zbatimi i nenit 123 të Kodit Zgjedhor, që do të thotë hartim i tabelës së qarkut dhe ankimim i vendimeve të KZAZ-ve. n.e/NOA

KOMENTE