Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza ekonomike, bie çmimi i arit të zi në mbarë botën, vetëm 65 USD fuçia
English

Kriza ekonomike, bie çmimi i arit të zi në mbarë botën, vetëm 65 USD fuçia

Uashington, 7 korrik, NOA - Ndërsa efektet e krizës ekonomike vazhdojnë të ndihen në të gjithë globin dhe të ndikojnë në kërkesën për energji, çmimi i naftës në bursën amerikane ra në 65 dollarë për fuçi.

Rënie prej 4 përqind për furnizimin e gushtit, pësoi ari i zi edhe në tregjet aziatike dhe në atë të Londrës. Ndërkaq të dhënat më të fundit të papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se afro gjysëm milioni njerëz humbën vendet e tyre të punës në muajin qershor dhe niveli i papunësisë arriti rekordin prej 9.5 përqind për herë të parë në 26 vitet e fundit.

Papunësia mbetet e lartë edhe në 16 shtete të Bashkimit Europian duke prekur nivelin e 9.5 përqindshit.

Analistët shprehen se procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë globale do të jetë i gjatë dhe i ngadaltë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE