English

Marëveshja LSI-PD, Xhufi shprehet kundër

Tiranë, 7 korrik NOA-Pas Sabit Brokaj, një tjetër zë brenda LSI është shprehur kundër marrëveshjes pas 28 qershorit të kësaj partie me koalicionin fitues të djathtë.

Në konventën urgjente të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë Pëllumb Xhufi ai që ka kundërshtuar këtë marrëveshje duke e cilësuar vendim të shpejtuar të kryetarit Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Xhufi është shprehur pro mbështetjes së qeverisë por pa u përfaqësuar me ministra.

Sipas Xhufit, LSI duhet t'i shërbejë ligjeve për integrim.

Por ky qëndrim i Xhufit është kundërshtuar nga anëtarë të tjerë të LSI, përfaqësues në Konventë.

Ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta ka shpjeguar dhe njëherë arsyet që e çuan të ndërmarrë një vendim të tillë të vështirë sipas tij, por i vetmi për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme e mos e zhytur në krizë. Â

m.i/NOA

Â

KOMENTE