Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS për zgjedhjet-S'njohim rezultatin nëse vazhdojnë manipulimet
English

PS për zgjedhjet-S'njohim rezultatin nëse vazhdojnë manipulimet

Tiranë, 7 korrik NOA-UPDATE

 Përfundoi pa asnjë deklaratë takimi me dyer të mbyllura i kryetarit të PS, Edi Rama me 140 kandidatët për deputetë të kësaj partie në rrethe si dhe me krerët e Bashkive në vend që qeverisen nga socialistët.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur për NOA se kryetari Rama u ka kërkuar 140 kandidatëve të PS të mbledhin informacione në zonat ku janë përfaqësuar në lidhje me dëmin që i kanë sjellë partisë manipulimet e bëra gjatë procesit zgjedhor.

Mësohet se këto do t'i shërbejnë PS të faktojë manipulimet për të kontestuar më pas rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ.

Përfaqësuesit e PS-së diskutuan për situatën dhe qëndrimin e mbajtur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për qarkun e Beratit dhe qarkun e Fierit.

Mësohet se socialistët kanë theksuar se nuk do të njohin rezultatin nëse nuk hiqet dorë nga manipulimi dhe përpjekja për të ndryshuar rezultatin në dëm të Partisë Socialiste.

Takimi u zhvillua në ambientet e hotel "Tirana International" dhe pas mbylljes u vendos të mos kishte një deklaratë për mediat.

m.i/NOA

KOMENTE