Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushuesit maqedonas pushtojnë Sarandën
English

Pushuesit maqedonas "pushtojnë" Sarandën

Plazhi i bukur, uji i pastër, mjedisi tejet i pëlqyer, mikëpritje bujare, mirësjellje, konsideratë, qetësi, siguri maksimale dhe çdo gjë e kushtuar dhe përkushtuar turizmit, janë ato kushte që tërheqin turistët në Sarandë.

Saranda, ishte dikur një perlë turistike e shndërruar në ëndërr të shumë shqiptarëve, mbase edhe të tjerëve, nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Treqind kilometra rrugëtim, ia vlen për të vizituar Sarandën, për të përjetuar ato bukuri përrallore, ato plazhe të virgjëra, atë bujari, mikëpritje të papërshkruar sarandase. Sarandiotët kishin vënë në shërbim të turizmit çdo gjë që kishin mundur. E kishin shndërruar qytetin në një kantier ndërtimi, kryesisht të hoteleve dhe kapaciteteve të tjera hotelierike. Kjo ndodh për shkak se turizmi është dega e vetme fitimprurëse, përveç emigracionit dhe nga pak peshkimit.

Është për t'u habitur, se në parkingjet e shumta mirë të organizuara dhe të rregulluara, në rastet më të shpeshta vëreheshin vetura (përveç atyre sarandjote) me targa nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Prilepi, Manastiri, Tetova, Gostivari etj, por nuk ishin të pakta as veturat me targa të Ohrit.

Bashkëbiseduesit Jorgo Duka, Minella Prifti dhe Spiro Gjiçali, sarandiotë vendas, treguan se dita-ditës shtohet numri i mysafirëve nga Maqedonia, si i maqedonasve, ashtu edhe shqiptarëve.

"Lirisht mund të themi se maqedonasit ditëve të fundit kanë bërë një invazion turistik, në kuptimin pozitiv të fjalës, duke ardhur kolona të tëra automobile, për të pushuar në Sarandën, mbase edhe në lokalitetet turistike rreth saj", pohuan bashkëbiseduesit.

Kur kësaj t'i shtohet fakti se vetëm rreth 25 km larg Sarandës, gjendet Butrinti, një lokalitet antik, qendër e njohur botërisht si lokalitet arkeologjik me një thesar të paimagjinuar arkeologjik e historik, atëherë është shumë e qartë pse Saranda është aq e vizituar.

Dihet mirëfilli, se në Butrint, mbahet edhe festivali i teatrove profesioniste, teatër që ka funksionuar që në shekullinn e III para epokës, që më vonë është përshtatur në stilin romak me një skenë romake.

Rrugës drejt Butrintit, është Ksamili, gjiu i detit Jon, me plazhe të bukura, perla, plazhe dhe vise të virgjëra, të pashkelura, që zgjon kureshtjen e secilit mysafir, që të kalojë pak minuta në këtë lokalitet, jo fort larg Sarandës.

Bashkia e Sarandës si dhe Drejtoria e turizmit, rinisë dhe sporteve, është përkujdesur maksimalisht edhe për jetën kulturore sportive dhe përmbajtje të tjera.

Në shumë hotele, terasa të lokaleve në qytet, deri në orët e vona të natës, dëgjohet muzikë e llojllojshme, që dëshmon për një jetë të begatë argëtuese.

Maqedonasit që takuam rrugëve të qytetit, në shëtitore ose nëpër lokalitete të tjera, shprehen tepër të kënaqur dhe theksojnë se edhe viteve të tjera do të vijnë në Sarandë, tani kur rrugët drejt Egjeut janë "kufizuar" ndërsa Turqia është tepër larg.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE