Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria: Letrat me vlerë të përdoren në procesin e legalizimit
English

Qeveria: Letrat me vlerë të përdoren në procesin e legalizimit

Tiranë, 8 korrik NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për disa ndryshime në ligjin për "Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje". Kryeministri, Sali Berisha u shpreh se këto ndërhyrje në ligjin e legalizimeve bëhen në përputhje me premtimin elektoral, për të lejuar përdorimin e letrave me vlerë, në pagesën e ndërtimeve që do të legalizohen.

"Lidhur me letrat me vlerë, pas një analize shumë serioze të juristëve, ata mendojnë se duhet të ndërhyhet patjetër në ligjin e legalizimeve, pasi ky ligj ka të përcaktuar që pagesa bëhet në lekë. Kështu që duhet të ndërhyjmë në ligj, në përputhje me premtimin e bërë. 80 për qind të vlerës të të gjithë sipërfaqes që i takon në përputhje me ligjin do ta paguajnë me letra me vlerë" tha Berisha.

Kryeministri sqaroi se për sipërfaqet jashtëligjore, që ligji e parashikon me vlerë tregu, 50 % e tyre do të paguhen me letra me vlerë.

"Në qoftë se një personi i takon të legalizojë banesën dhe 300 m2 në përputhje me ligjin, ai 80 për qind do t'i ketë, pra, ashtu siç janë përcaktimet ligjore. Sipërfaqja ekstra, që është jashtë parashikimit ligjor të procesit të legalizimit dhe që është parashikuar të paguhet me vlerën e tregut, do të jetë 50 me 50." u shpreh kryeministri.

Kryeministri tha se gjithashtu qeveria ul në masën 0.5 % të vlerës së banesës për legalizim, taksën e infrastrukturës.

"Është bërë dhe një ndërhyrje jashtëzakonisht e domosdoshme për procesin e legalizimit, është ulur taksa e infrastrukturës. Duke qenë se ky është një proces masiv është vendosur që kjo taksë të jetë 0.5 % e vlerës së banesës për legalizim" tha më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE