English

Qeveria vendos që taksa për tabelat emërtuese të jetë një euro

Tiranë, 8 korrik NOA - Qeveria vendosi sot që taksa për tabelat emërtuese të jetë një euro.

Kryeministri, Sali Berisha tha se nga ky vendim do të përfitojnë vetëm ata që emërtesat në tabelat e tyre i kanë në gjuhën shqipe, duke përjashtuar emërtesat e filialeve të kompanive të huaja. Â

"Taksa e tabelës do të jetë një euro, me kusht që tabelat të kenë emërtesë shqip. Askush nuk do të mund të na vendosë emra të huaj në to, por në gjuhën shqipe. Në rast të kundërt, nuk përfitojnë nga ky ligj. Unë mendoj se në të gjithë vendin duhet të kemi një standard të tillë, përveç atyre që janë filiale të kompanive të huaja." u shpreh Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE