English

Sërish përleshje dhe protesta në Athinë, slogane anti-raciste pro emigrantëve

Athinë, 8 korrik, NOA - Kryeqyteti grek është përfshirë sërish nën sulmet e qindra anarkistëve dhe grupeve të majta, të cilët u përleshën me forcat e policisë, pas një demonstrate që u mbajt në favor të të drejtave të emigrantëve.

Mediat greke bëjnë me dijeni se të rinjtë anarkistë marshuan nëpër rrugët e qendrës së Athinës duke mbajtur slohgane anti-racizmit dhe duke kërkuar më shumë të

drejta për emigrantët e paligjshëm në Greqi.

Anarkistët ngritën postblloqe në rrugë duke përdoruar kazanet e plehrave të ndezura me zjarr dhe goditën me gurë dhe me objekte të tjera ndaj forcave të rebeluara të policisë që kishin rrethuar zonën.

Ndërsa forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur anarkistët. Disa lagje të Athinës janë mbipopulluar nga emigrantë të paligjshëm, sipas banorëve lokalë.

KOMENTE