Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahir Muhedini: Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta
English

Tahir Muhedini: Çamët u injoruan dhe u poshtëruan nga e majta

Intervista - Partia Demokratike për Integrim do të kërkojë që me përfaqësimin e saj në parlamentin e ardhshëm, tani që ajo ka edhe një deputet të saj, çështja çame do të shkojë drejt zgjidhjes institucionale dhe kjo në asnjë mënyrë me ndryshimin e kufijve, por vetëm me njohjen e çështjes çame. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, vlerëson se shteti shqiptar nuk ka bërë fare për më shumë se 50 vjet, por edhe qeveritë e 19 vjetëve të demokracisë nuk bënë mjaftueshëm për t‘i dhënë zgjidhje çështjes çame.

Sipas tij, lëvizjet më reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë qenë ato në vitet '92 - ‘96, nga Partia Demokratike dhe lideri i saj kryeministri Berisha, me nënshkrimin e "Traktatit të miqësisë" me Greqinë. Ai thotë se e majta sa qe në pushtet, por edhe në opozitë nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj çështje ose siç tha ai: "nuk tha asnjë fjalë, asnjë shkronjë" për këtë çështje.

Â

Zoti Muhedini, si i vlerësoni zgjedhjet?

- Ishin pa dyshim zgjedhjet e para të këtij lloji në Shqipëri, qoftë si sistem zgjedhor, por ashtu edhe nga mënyra sesi ato u zhvilluan. Ndaj pothuajse jam në të njëjtin mendim me pjesën më të madhe të shqiptarëve, por edhe të një pjesë të komunitetit ndërkombëtar, se këto: "Kanë qenë zgjedhjet më të mira që ka mbajtur vendi ynë në këto 18 vite të demokracisë!"

Â

Çfarë treguan për ju këto zgjedhje?

- PDI-ja megjithëse ishte një forcë e re politike dhe futej në këto zgjedhje për herë të parë, tregoi se ka bërë përparim, ashtu siç kanë bërë edhe vetë këto zgjedhje. Duke i treguar jo vetëm shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar se Shqipëria di të mbaj zgjedhje të mira.

Mendimi im është se duke parë korrigjimet e së kaluarës, por edhe masat që mori qeveria dhe parlamenti shqiptarë, në bashkëpunim me të gjitha partitë politike, për të bërë një votim të garantuar, nuk shkuan kotë.

Këto zgjedhje në çdo këndshikim janë shumë më lart se zgjedhjet e mëparshme. Ato padyshim që ishin votime si në të gjithë botën perëndimore, pa as më të voglin problem. Nuk e kuptoje nëse ishte një ditë votimesh apo një ditë e zakonshme.

Â

Sa të vështirë e pati PDI-ja në këto zgjedhje të konsideruara si "shumë të ashpra" për partitë e vogla?

- Nuk e patëm aspak të vështirë, sido që të shihen tek partitë e tjera. Ne kemi një "infrastrukturë" të përgatitur elektorale, e gatshme që të futet në çdo zgjedhje. Dhe për këtë meritë padyshim ka edhe shoqata "Çamëria" e krijuar në vitin 1991, e cila me ato mundësitë e veta, arriti ta mbaj gjallë, ta vitalizojë, por t'i japë edhe më shtysë kësaj çështjeje nëpërmjet përfaqësimit të saj në këtë shoqatë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sensibilizimi dhe afirmimi i kësaj çështje deri më tani kishte bërë që të zgjohej dhe ngrihej ndenja, duke aktivizuar në çdo hallkë një numër të madh të komunitetit çamë, por edhe të gjithë shqiptarëve.

Ne nuk e pamë dhe nuk e patëm aspak të vështirë, për vetë faktin pasi që ne nuk kërkonim elektorat të "madh", ne kërkonim vetëm votën tonë, votën për çështjen çame, për atë që ky Parlament na e mohoi në vitin 2004, kur ishin në pushtet socialistët. Pikërisht, atëherë Parlamenti e hodhi poshtë rezolutën, e cila kërkonte nga parlamenti shqiptarë njohjen e çështjes çame.

Shoqata Çamëria dhe komuniteti çamë nuk ka pasur ndërmend ndonjëherë të krijojë parti politike. Duke menduar se ky problem madhorë, që ka krahina shqiptare e Çamërisë, do të zgjidhej edhe brenda shoqatës. Por, duke parë mohimin e të drejtave themeltare të njeriut, mohimin e asaj se çfarë ka ndodhur me gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame, duhej gjithsesi një parti politike, që do ta përfaqësonte më denjësisht këtë çështje.

Për këtë ne për herë të parë, e provuam veten si forcë politike në zgjedhjet e vitit 2005. Duke marrë pjesë në ato zgjedhje me një kod tjetër zgjedhor krejt ndryshe nga ky që u futëm në garë kësaj radhe, dhe fituam një deputet e pretendojmë të marrim një mandat të dytë.

Â

Pra, a ia arritët qëllimit?

- Të jemi të sinqertë në zgjedhjet e para të vitit 2005, ne nuk e arritëm atë çfarë synonim. Votat tona u shpërndan sa tek PS-ja, po aq edhe tek PD-ja. Kësaj radhe kemi një përqendrim votash të komunitetit çamë tek PDI-ja, aty ku edhe janë të përqendruar çamët, në Fier, Vlorë, Durrës. Jo 100 për qind, por sidoqoftë arritëm të merrnim shumë vota.

Por, për të qenë i sinqertë, pashë se komuniteti çamë ende nuk ishte i bashkuar. Një pjesë e komunitetit çamë shkon ende sa djathtas dhe një pjesë shkon majtas. Mirëpo, shohë se popullsia çame kishte përkrahjen dhe mbështetjen e të gjithë popullsisë shqiptare dhe haptazi asaj që shkon më shumë djathtas, dhe i bashkohet zgjidhjes së problemit çamë.

Unë kamë pasur takim me dr. Berishën edhe në vitin 2005, për të bërë koalicion parazgjedhor me ftesë nga PD-ja. Dhe atë vit ne hymë të vetëm dhe humbëm në zgjedhjet lokale, duke nxjerr konkluzionin se duhej patjetër të hynim në një koalicion në zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe kështu vepruam duke zgjedhur koalicionin e djathtë "Aleanca për Ndryshim", të kryesuar nga PD-ja. Ne jemi vlerësuar për punën që kemi bërë në këto katër vjet dhe për atë angazhim të madh që patëm.

Â

Përse z. Muhedini zgjodhët të djathtën dhe jo të majtën?

- PDI-ja që përfaqëson popullsinë çame, është parti e qendrës së djathtë. Me ndryshim e sistemeve qeverisëse nga ai në diktaturë në atë demokratikë, ka qenë Partia Demokratike dhe e djathta shqiptare që këtë popullsi shqiptare, popullsinë çame, e cila u dëbua nga institucionet e shtetit shqiptarë nga viti 1960 deri në vitin 1991, sado pak e futi për herë të parë në institucionet e saja këtë çështje. Nëse deri atëherë nuk kishte as edhe një përfaqësues çamë në institucionet shqiptare që të thoshin qoftë edhe një fjalë për Çamërinë, me ardhjen e demokracisë, ishte Partia Demokratike, ajo që pati edhe përfaqësues çamë në institucionet shqiptare, duke zgjedhur edhe një deputet të saj që ishte me origjinë çame.

Partia Demokratike në vitin 1994, presidenti i atëhershëm, dr. Sali Berisha, dekretoi dhe njohu datën 27 qershor, si "Ditën e Gjenocidit dhe Masakrës greke ndaj popullsisë së pafajshme çame". Në vitin 1996, ishte po Partia Demokratike, ajo që firmosi "Traktatin e Miqësisë" mes Shqipërisë dhe Greqisë. Traktat ky që kishte për qëllim t'i shërbente në mënyrë institucionale zgjidhjes së çështjes çame. Traktat ky që prej asaj dite, fatkeqësisht nuk funksionoi më.

Ishte kjo forcë politike, që me ndryshimin e qeverive pas zgjedhjeve të 2005 në disa Bashki ku jetojnë më së shumti anëtarë të komunitetit çamë në Shqipëri si në Lushnjë, Vlorë, Durrës, Fier dhe Sarandë, një pjesë shumë e mirë e çamëve u emëruan në drejtoritë përkatëse. Vetëm në Sarandë, Vlorë dhe Durrës u emëruan mbi 20 drejtorë të tillë nga Partia Demokratike, në institucionet shtetërore të këtyre rretheve.

Me një fjalë u aktivizuan për herë të parë masovikisht çamët në institucionet e shtetit shqiptarë, nëpër rrethet e lartë përmendura.

Kjo ishte diçka e re dhe që po e bënte Partia Demokratike, në të njëjtën kohë për të ardhur keq, sa qe në pushtet Partia Socialiste, nuk pati bërë një germë dhe nuk tha qoftë edhe një fjalë për Çamërinë e çamët.

Â

Çfarë pune keni ju bërë ju vetë për çështjen çame?

- Ne duhet pranojmë se kemi bërë sipas mundësive - aq shumë sa që na vlerësojë kësaj radhe edhe vetë komuniteti ynë. Komuniteti shqiptarë çam, e vlerësoi dhe pa me një sy tjetër punën që kemi bërë e po bënim ne. "Ne arritëm të bëjmë ndërkombëtarizimin e çështjes çame, nga Brukseli në Uashington. Ne krijuam festivalin e parë shqiptar, festival ky ku këndojë dhe vallëzojë i gjithë kombi ynë. Duke vënë në pah kryesisht traditën e bukur dhe kulturën çame. Dhe patëm si qëllim jo vetëm të bëjmë një festival dhe kaq, por për të nxjerr në pah ato vlera që ka krahina e Çamërisë, si patriotizmin, traditën dhe sakrificën tonë, dhe që nuk njiheshin deri më tani. Të gjitha nëpërmjet historisë, traditës dhe këngës e valles çame.

Sot, që flasim sapo ka përfunduar Festivali i Këngës e Valles Çame. Festival, ky ku këndojë e vallëzojë e gjithë Shqipëria. Këndojë e vallëzojë edhe grupi i Himarës, që ky Vangjel Dule, i PBDNJ-ës, nuk e quan shqiptarë. E gjithë kjo çfarë kemi bërë ka qenë një kontribut mjaftë i madh edhe me shkrimet e bërë, nga politikan, shkrimtarë e historian, ku kam për të veçuar historianin e njohur profesor Beqir Meta i cili, me ato çfarë ka shkruar e ka të gjithë të bazuar në fakte të pakontestueshme dhe shumë të vërteta.

Profesor Meta, ka qenë i pa ndikuar nga asnjë krah - duke na pasqyruar një realitet që e ka pasur me të vërtet popullsia çame. Ne vetë përveç librave dhe seminareve që kemi bërë për çështjen çame, me historian dhe profesor të ndryshëm, vlerësojmë për një kontribut, edhe historiani Pëllumb Xhufi,

PDI-ja si forcë politike, në bashkëpunim me shoqatën Çamëria, i kemi kërkuar në mënyrë zyrtare, ministrisë së jashtme shqiptare dhe personalisht kryeministrit të vendit Sali Berisha, që të ndërhyjë pranë qeverisë greke, për të ngritur një monument në Krahinën e Çamërisë, aty dhe ku ndodhi ajo gjëmë e madhe e popullsisë çame, që thirret masakër e gjenocid.

Kemi kërkuar të ngrihet një varrezë masive, për të mbledhur të gjitha eshtrat e atyre që janë pa varre nëpër Greqi. Dhe ne për ta zbutur sado pak atë dhimbje që përjetuam, si popullsi çame, në përkujtim të atyre martirëve kemi vendosur që për çdo vjet më 27 qershor , të organizojmë pelegrinazhin për komunitetin çamë, në fshatin Flloqe të Xarës në Sarandë.

Ne shkojmë në Qafë Botë, për të bërë homazhe të gjithë atyre që kanë vdekur duke vendosur edhe një tufe me lule edhe ndezur një qiri. Këtë lloj pelegrinazhi në kufi me Greqinë kemi arritur ta bëjmë në mënyrë paqësore , pas as më voglin incident dhe provokim.

Â

Zoti, Muhedini të flasim pak edhe për votimet e 28 qershorit, Ju keni bërë një marrëveshje me Partinë Demokratike para zgjedhjeve, më konkretisht çfarë ka brenda në marrëveshje dhe a janë plotësuar të paktën deri më tani disa nga ato pika që ju keni rënë dakord ?

- Marrëveshja që kemi bërë me Partinë Demokratike, nënshkruar nga unë dhe kryeministri Berisha kryetari i Partisë Demokratike, ka në thelb të saj bashkëqeverisjen në fitoren e koalicionit të djathtë Aleanca për Ndryshim. Më konkretisht, jo në mënyrë specifike se çfarë postesh do të marrim dhe do të na ndajnë, por thjesht një bashkëqeverisje parimore.

Janë disa pika, që Partia Demokratike u detyrohet sipas marrëveshjes të 17 partive të koalicionit Aleanca për Ndryshim. Në marrëveshjen që kam bërë me Berishën, kam thënë se Partia për Drejtësi e Integrim, ka në programin dhe punën e saj ka zgjidhjen në mënyrë paqësore dhe sipas të gjithë a rregullave ndërkombëtare dhe konventave zgjidhjen e kësaj çështje, duke kërkuar që të ndikojë pozitivisht=2 0edhe çdo parti e koalicionit të djathtë përfshirë edhe Partinë Demokratike. Kjo është bërë me qëllim që ta shtyjmë edhe më përpara çështjen çame deri në zgjidhjen e kësaj çështje.

Dëshirojë të theksojë se në këtë marrëveshje ne kemi parë se shumë gjëra mes Partisë Demokratike dhe PDI, që janë të përbashkëta. Kështu që mund të them publikisht kjo marrëveshje nuk ka qenë e imponuar. Por, ka qenë një marrëveshje që na takonte dhe duhet ta bënim të dyja partitë. Kjo për atë që ka bërë Partia Demokratike rolin dhe kontributin e saj gjatë këtyre viteve.

Nëse themi se Partia Socialiste nuk ka bërë asgjë për çështjen çame , PD-ja qoftë edhe minimalisht ka dhënë dhe ka bërë diçka me20aq sa ka pasur edhe mundësi, pasi, ne e kemi të qartë se nuk ka qenë dhe është aq e lehtë. Në këtë zgjedhje tonën për lidhje me PD e shohim si shumë korrekte edhe marrëdhëniet e mira me shtetin grek të kësaj qeverie.

Dhe po ashtu edhe ne si parti politike e përfaqësuar tashti edhe në parlament, jemi mjaft të interesuar që marrëdhëniet fqinjësore mes Greqisë dhe Shqipërisë të jenë sa më të mira. Sepse mendojmë se sa më të mira të jenë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve aq më shumë ato do t'i kontribuojnë zgjidhjes së çështjes sonë.

Kjo është edhe arsyeja që ne e bëmë marrëveshjen në koalicion që kryesonte Partia Demokratike., gjithmonë duke pasur shpresë si komunitet çamë, se qeveria e PD dhe doktor Berisha, është një njeri iniciator në politikën shqiptare, një njeri që merr iniciativa edhe më të vështira duke pasur edhe suksese, siç ka treguar puna e tij gjatë këtyre 18 viteve.

Â

Çfarë shtyse do t'i jepni tashti ju vetë me një deputet të mandatuar nga këto zgjedhje, çështjes çame ?

- Partia për Drejtësi e Integrim çështjen çame e ka në thelbin e saj pra e ka bazën e saj. Ne mendojmë se duke e përshpejtuar nëpërmjet parlamentit shqiptarë, dhe sensibilizuar në mënyrë zyrtare edhe faktorin ndërkombëtar, në mënyrë institucionale me përfaqësues në parlamentit shqiptarë i jep shtysë të madhe kësaj çështje. Do të punojmë që të bindim ndërkombëtarët, dhe kancelaritë ku edhe varen fatet e popujve dhe kombeve se çfarë është kjo çështje dhe cila është zgjidhja.

Kjo nuk do të thotë, aspak se nuk është punuar deri më tani për këtë çështje si nga shoqata Çamëria, por edhe nga PDI-ja, për këto katër vite, por, dua të cekë se tashti është shumë më ndryshe. Pasi kjo çështje, ne mendojmë se nuk mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet Shqipërisë e Greqisë, por duhet një ndërhyrje e fortë edhe faktori ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe SHBA,

Kjo është edhe detyra jonë tani që të faktorizojmë sa më shumë këtë çështje, për të ndrequr këtë gabim të madh historik, që ka ndodhur me popullsinë çame para 65 viteve.

Ne nuk duam të zgjidhet kjo çështje me forcë, por me ndërgjegjësim të shtetit grek. Ashtu si dhe kanë vepruar edhe disa historian grek, duke e thënë publikisht "që karshi popullsisë shqiptare çame, është bërë masakër e gjenocid - qysh në vitin 1913, gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, kur u përzunë me forcë nga shtëpitë e tyre, u plaçkitën u dhunuan, dhe u pushkatuan shumë njerëz ë pafajshëm mes tyre edhe intelektual të shquar çamë.

Të tregojmë me fakte se çamët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit, ashtu si ç'na quajnë qarqe të ndryshme antishqiptare, në Greqi dhe në Serbi.

Â

A mendon se do të ketë "përplasje" qëndrimesh në parlamentin e ri shqiptarë, pikërisht tashti që erdhët ju në parlament, mes Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të kryesuar nga zoti Vangjel Dule dhe Partisë për Drejtësi e Integrim që jeni ju ?

- Nuk mendoj kështu. Ne si forcë politike, kemi dërguar tre herë shkresë më shkrim për të bashkëpunuar me partinë PBDNJ-ë dhe duhet të cekë se para këtij kryetari që është tashti ka qenë i ndjeri Vasil Melo, një njeri që kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera.

Por, pranojë që krejt e kundërta ka ndodhur me Vangjel Dulen, i cili me sa kemi kuptuar ne nuk ka asnjë interes për ti shërbyer të paktën emrit që ka partia e tij"si parti që pretendon se mbron të drejtat e njeriut". Ky njeri me sa shoh unë ka interes që marrëdhëniet Shqipëri Greqi të mos ngrihen më lart, ky ka interes të fundosë sa më shumë çështjen çame, duke thënë se ajo nuk ekziston.

Në të njëjtën kohë që një pjesë e shoqërisë progresiste qoftë këtu ë Shqipëri dhe qoftë edhe në Greqi, vetë po flasin dhe po ndërgjegjësohen se ka një çështje të tillë.

Â

Cili do të jetë hapi i parë që do të bëni si anëtarë i Parlamentit të Shqipërisë për këtë çështje?

- Ne do të kërkojmë që në "ditën e parë" që parlamenti shqiptarë të ketë një përfaqësuesin e vetë për këtë çështje, edhe në Këshillin e Evropës dhe në BE. T'ua bëjmë me dijë të gjithë parlamenteve evropiane, se ka një çështje në Evropë, çështje e cila ende është e pa zgjidhur dhe se kjo është çështja e Çamërisë.

NOA-INA

KOMENTE