Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Pa mandatin e nëntë në Fier, PS nuk do të njoh zgjedhjet
English

Balla: Pa mandatin e nëntë në Fier, PS nuk do të njoh zgjedhjet

Tiranë, 9 korrik NOA - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për shtyp sot me anë të së cilës ka përforcuar deklaratat e mëparshme të PS-së se pa mandatin e nëntë në Fier, nuk do të njohin zgjedhjet.

"Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta që ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën partinë socialiste më 28 qershor.

Falangat e Sali Berishës në çdo cep të Shqipërisë, në çdo qytet dhe fshat kane filluar të zbatojnë urdhrin politik për hakmarrje ndaj qytetarëve që më datë 28 qershor mbështetën në shumicë dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar Shqipërinë' u shpreh Balla.

"Ne urojmë që maskarada e KQZ me mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Fier të mos mbyllet siç ka filluar, në të kundërt Partia Socialiste nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do të njohim Parlamentin e dala nga kjo maskaradë.

Kështu ne do të jemi të detyruar të zgjedhim rrugë alternative demokratike për rivendosjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve." deklaroi më tej Taulant Balla.

Sipas tij, PS denoncon keqpërdorimin e shumicës politike në KQZ, drejtimin dhe sjelljen arbitrare të Kryetarit de jure të KQZ, të cilët janë duke zbatuar në verbëri militante urdhrat e çiftit Berisha-Meta, për shkatërrimin e procesit zgjedhor.

"Mbledhja e sotme që sapo u mbyll ishte një tjetër dëshmi e kësaj maskarde.

Apeli ynë për të gjithë ata shqiptarë që na kanë votuar, ata mijëra që vazhdojnë të na kërkojnë qëndrim të prerë, është durim, deri në përfundimin e procesit të turpshëm të diskutimit të mandatit të 9 në Fier.

Asnjë pazar, nuk mund të ndryshojë vullnetin e shprehur të të gjithë shqiptarëve.

I kujtoj sot Sali Berishës dhe Ilir Metës, se ne do të mbrojmë me çdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë çdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e çdo pazari të pistë" përfundoi Balla.

k.k/NOA

Â

KOMENTE