Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrit, 196 raste në Greqi. Shqipëria, mjaft e rrezikuar
English

Gripi i derrit, 196 raste në Greqi. Shqipëria, mjaft e rrezikuar

Tiranë, 9 korrik, NOA - Brenda dy ditëve të fundit ka patur një shtim të konsiderueshëm të numrit të personave të prekur nga virusi A1N1 në shtetin fqinj, Greqi, i cili zyrtarisht ka arritur në 196.

Ndërkaq, bëhet e ditur nga mediat e këtij vendi se 86 prej 196 rasteve të evidentuara janë mjekuar tërësisht, ndërsa pjesa tjetër është nën kontroll mjekësor.

Kjo shifër e lartë të prekurish pasuar edhe nga ato që po rriten në Maqedoni apo Mal të Zi, tashmë konsiderohet si një rrezik për vendin tonë.

Lidhur me një fakt të tillë, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, Alban Ylli deklaroi dje se Shqipëria shumë shpejt mund të preket nga gripi i derrit dhe kjo nuk mund të parandalohet.

Pas konstatimit në media se në kufi nuk merret asnjë masë për parandalimin e gripit ndërsa nga vendet fqinje vijnë lajme për shqiptarë të prekur nga ky virus, kreu i ISHP-së, tha se është normale që virusi të hyjë edhe në Shqipëri. Lidhur me këtë fakt, ai shtoi se sipas rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria është gati të diagnostifikojë dhe mjekojë personat që mund të preken prej këtij virusi.

n.e/NOA

KOMENTE