English

Guvernatori Fullani: 2009, jemi nën efektet e krizës. Do ulen financimet, më pak para për qytetarët

Tiranë, 9 korrik, NOA - Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2009 paraqitet mjaft i vështirë sa i përket ecurisë së treguesve ekonomikë në vend. Faktin e ka bërë të ditur publikisht në një konferencë për shtyp, guvernatori Adrian Fullani, sipas të cilitÂ

rreziqet kryesore për këtë vit, lidhen me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik të vendit. "Rritja ekonomike ndonëse pritet të jetë pozitive, do të jetë e ulët. Kjo lidhet me rënien e kërkesës, për shkak të financimeve më të pakta. Prandaj rezultati financiar ia aktiviteteve këtë vit do të jetë më i ulët", deklaroi ai gjatë konferencës mbi prezantimin e raportit të stabilitetit financiar të vendit për këtë vit.

Guvernatori shpjegoi se "këtë vit pritjet për rënie e burimeve financiare, e cila shoqërohet me dobësimin e aktiviteteve dhe sidomos investimet".

"Do të ketë rënie investimesh dhe shitjesh. Edhe nivelet e huamarrjes në banka për biensit do të jenë më të ulëta. Vështirësitë e sipërmarrjeve të biznesit o të reflektohen tek paaftësia e tyre për të ofruar punë të qëndrueshme, duke u referuar kjo direkt në rënie të nivelit të punësimit dhe të ardhurave të çdo personi", ka sqaruar më pas ai.

Duke argumentuar më pas se rënia e dërgesave të emigrantëve në vitin 2009 do të jetë mjaft e dukshme duke prekur në mënyrë direkte nivelin e të ardhurave të qyterarëve shqiptarë.

Gjatë prezantimit të raportit të stabilitetit ekonomik, ai përmendi efektet e krizës financiare globale të cilat nuk kaluan pa u vënë re edhe në vendin tonë.

"Në vitin 2008, u vu re re një luhatje e lartë e tregjeve financiare, tharje e luciditetit dhe rënie e ndërmjetësimit financiar. Besimi i investitorëve ra në nivel ndërkombëtar dhe kjo u bë reflektive edhe në vendin tonë. Mungesa e fondeve dhe shtrenjtimi i financimeve ndikuan edhe në Shqipëri për rënien e investimeve", deklaroi.

Duke vënë në dukje faktin se norma e papunësisë shënoi rënie në të gjitha vendet e zhvilluara sepse u detyruan të përballojnë rënien e kërkesës dhe uljen e kostove të prodhimit, gjë që edhe kjo u reflektua në vendin tonë.

"Në vendin tonë kriza u kthye reale. Fillimisht, pati ndikim të drejtpëdrejtë në sistemin tonë financiar, kjo edhe për predispozitën e tregur shqiptar ndaj produkteve të huaja. Prandaj publiku vendas reagoi me tërheqjen e një niveli të lartë të depozitave dhe kj bëri që bankat të ulin interesat. Në lidhje me këtë, Banka e Shqipërisë reagoi menjëherë për të rritur sigurinë dhe efekti u dha", tha ndër të tjera guvernatori i BSH-së.

n.e/NOA

KOMENTE