English

Kampioni i boksit, Kreshnik Qato, ndeshet të shtunën me hungarezin Zoltan Surman

Londër, 9 korrik, NOA - Kampioni i botës në versionin VBF Kreshnik Qato do të ndeshet të shtunën në Londër me boksierin hungarez Zoltan Surman. Kjo sfidë do të zhvillohet në kryeqytetin anglez, Londër, ku është edhe rezidenca e boksierit të njohur shqiptar, i cili për momentin mban titullin e kampionit të botës në versionin "VBF".

Kjo ndeshje do t'i shërbejë Qatos si parapërgatitja më e mirë për sfidën që do të ketë së shpejti në mbrojtje të këtij titulli. Surman është një boksier 32-vjeçar nga Hungaria, i cili ka një karriere jo të madhe dhe numëron në total 14 ndeshje, prej të cilave 8 fitore (6 me "knock out"), 5 humbje (4 me "knock out") dhe 1 barazim. Ndërsa Qato ka një bilanc prej 17 fitoresh dhe 6 humbjesh dhe në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shënuar 12 fitore radhazi.

Deri tani, numri i biletave të shitura deri më tani arrin 1 mijë, të cilat janë tërhequr kryesisht nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Londër.

n.e/NOA

Â

KOMENTE