Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezantuesi italian Pippo Baudo, uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve
English

Prezantuesi italian Pippo Baudo, uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve

Tiranë, 10 korrik NOA - Prezantuesi i njohur i rrjeteve televizive italiane, Pippo Baudo, ka lëshuar një urim të nxehtë për kryeministrin shqiptar Sali Berisha duke e përgëzuar atë për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Urimi i Baudos, në fakt u bë vetëm pak minuta para se Berisha të hynte në studiot e tv Klan ku Pippo Baudo ka vizituar programin "E Diela Shqiptare".

Ndërsa Berisha po gatitej të futej në studion e "Opinion: të gazetarit Blendi Fevziu, i ka mbërritur dhe telefonata uruese e Baudos.

 "Bota e artit dhe kulturës italiane, i uron fitoren kryeministrit Sali Berisha", u shpreh Baudo, gjatë komunikimit me telefon.

"Kjo fitore, - ka vijuar ai, - do të jetë një nxitje për vazhdimin e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian".

Pippo Baudo, u shpreh gjatë bisedës me Berishën se kjo ishte një fitore shumë e vlerësuar nga miqtë e Shqipërisë, mes të cilëve dhe mjaft artistë dhe gazetarë italianë, të cilat janë takuar me kryeministrin dhe e çmojnë punën e tij.

e.l/NOA

KOMENTE