Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditë e nxehtë sot në KQZ, pritet shqyrtimi i ankesës së PS për Fierin
English

"Ditë e nxehtë" sot në KQZ, pritet shqyrtimi i ankesës së PS për Fierin

Tiranë, 10 korrik, NOA - Një ditë pune "e nxehtë" parashikohet të jetë ajo e sotmja për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa pritet të shqyrtohet kërkesa ankimore e paraqitur nga Partia Socialiste për hapjen e nëntë kutive të qarkut të Fierit.

Pikërisht, nga ky shqyrtim do të varet edhe shpallja përfundimtare e rezultatit në këtë zonë, për të cilin dy partitë e mëdha po grinden thuajse përditë dhe madje, Partia Socialiste nga ana e saj ka arritur deri në qëndrimin për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor të 28 qershorit, nëse nuk i jepet mandati i 9-të në Fier, i cili sipas pretendimeve që ka ngritur në kërkesën ankimore, i takon vetëm asaj.

Ankimimi ka të bëjë me kërkesen ankimore që mban numrin19 të dorëzuar nga Partia Socialiste dhe kundërshton vendimet e ndërmjetme të KZAZ-ve si dhe vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimit në zonën zgjedhore të Qarkut te Fierit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi disa ditë më parë të miratojë tabelën përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Fierit pa marrë parasysh kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërimin e tyre.

Por përfaqësuesit e PS në KQZ kanë reaguar duke kundërshtuar, e në përgjigje të kësaj, kryetari Ristani u ka thënë se duhet të ankimojnë, pastaj të debatojnë.

Prandaj, pritet që lënia në mes e "sherrit" të hershëm tashmë për kutitë e Fierit, të vijojë në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

n.e/NOA

KOMENTE