English

Evazioni fiskal, Tatimet numër jeshil për t'i denoncuar

Tiranë, 10 korrik NOA-Të gjithë bizneset dhe qytetarët mund të denoncojnë rastet e evazionit fiskal dhe shkeljet e tjera në numrin e gjelbërt (0800 14 14).

Numri është vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe synon uljen e shkallës së evazionit dhe akteve korruptive.

Denoncimet mund të bëhen nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe në numrin e gjelbërt do të përgjigjet një punonjës i administratës tatimore. Projekti i administratës tatimore për vendosjen në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbërt është vendosur në bashkëpunim me USAID-in. Identifikimi i personit që jep informacion për evazion fiskal apo aktet korruptive nuk është i detyrueshëm.

m.i/NOA

KOMENTE