English

Greqia shpall fazën e pandemisë, 222 të prekur nga gripi i derrave

Athinë, 10 korrik NOA - Greqia ka shpallur fazën e pandemisë, pasi numri i të prekurve nga virusi H1N1 ka arritur në 222 veta.

Vetëm ditën e sotme janë shfaqur gjatë të prekur të tjerë nga gripi i derrave në Greqi dujke e çuar numrin e të infektuarve në 222 në këtë vend, çka ka detyruar ministrin e Shëndetësisë të Greqisë të shpallë fazën e pandemisë.

Mësohet se të prekurit janë në kurim, ndërsa 102 prej tyre janë shëruar plotësisht.

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka marrë të gjitha masat për të përballuar epideminë, ndërsa bën të ditur se faza e pandemisë do të vazhdojë për rreth 10 muaj.

Ndërkohë që në Greqi pas dy muaj do të fillojë vaksinimi i personave kundër gripit të derrave.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë greke, një në tre persona të do të preken nga gripi i derrave.

k.k/NOA

KOMENTE